Pjesa e parë ishte e bllokuar, pasi nuk kishte gola, ndërsa loja ishte tejet e pastër e dominuar nga vendasit.
Në pjesën e dytë një goditje e Fernando Torres shkaktoi tollovi në zonën e Fulhamit dhe me mjaft fat kaloi vijën fatale për 1-0 dhe fitoren e madhe të Liverpoolit.
Me fitoren e realizuar Liverpooli ka 32 pikë në pozitën e shtatë, pesë më pak se Sunderlandi në pozitën e gjashtë.





