Filimisht bavarezët në epërsi i kaloi Mario Gomez (26’), për t’u dhënë atyre dhe epërsinë në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u formalizua fitorja me dy golat e realizuar nga Thomas Muller (75’ dhe 80’). Dhe në fund pas një kohe të gjatë u rikthye në skenë Arjen Robben, i cili realizoi për 4-0 pas asistimit të Bastian Schweinsteiger.
Kualifikimin e siguruan poashtu edhe Schalke, Energie Cottbus dhe Duisburgu.





