Profesori që u shndërrua në mit (In Memoriam - Prof. Abdylbaki Bajrami)

Xhelal Zejneli

 

Profesor Bakiu, kjo legjendë e

gjallë e arsimit shqiptar të Sharrit

dhe të Pollogut, ishte një atdhetar

i flaktë. Ndonëse profesor i

matematikës, ishte njohës i thellë

i kulturës shqiptare, i gjuhës dhe i

letërsisë sonë, i historisë dhe i

etnografisë

Prof. Abdylbaki Bajrami


Më 5 janar 2011, qyteti rrëzë

Sharrit - i Tetovës, u nda nga

ligjëruesi i jashtëzakonshëm i

lëndës së matematikës. Me virtytet

e larta njerëzore, me vlerat

e mëdha etike dhe me nivelin e

lartë profesional u bë profesori

më i adhuruar i Gjimnazit të

Tetovës.

Emri dhe personaliteti i Tij,

ndër nxënës dhe qytetarë - u

shndërruan në mit. Ishte i adhuruar

prej nxënësve, prej

kolegëve, prej prindërve dhe nga

mbarë shoqëria shqiptare e këtyre

anëve.

Profesor Bakiu, kjo legjendë e

gjallë e arsimit shqiptar të Sharrit

dhe të Pollogut, ishte një atdhetar

i flaktë. Ndonëse profesor i

matematikës, ishte njohës i thellë

i kulturës shqiptare, i gjuhës

dhe i letërsisë sonë, i historisë

dhe i etnografisë. I mbrujtur në

frymën e rilindësve, mbështeti

fuqimisht idenë e lirisë dhe të

demokracisë në kohët më të rënda

të historisë së popullit shqiptar

të këtyre anëve. Në vitet '80 të

qindvjeçarit të kaluar, në kohën

kur fushata e elaborateve të

Çubrilloviqit ishte në kulmin e

saj, profesor Bakiu, bashkë me

shokët e tij të Gjimnazit të

Tetovës, këtij bastioni të nacionalizmit

shqiptar, qëndroi si

një vigan i pamposhtur. U bëri

ballë stuhive të furishme të një

kohe pa kohë, të një ideologjie irracionaliste

serbomadhe që synonte

rrënimin e çdo gjëje

shqiptare. Kolektivi i tempullit

tonë të dijes, i vatrës sonë të diturisë,

i formimit dhe i

ndërgjegjësimit kombëtar dhe

mbarë shoqëria jonë, po ndahet

në këtë pasdite të acartë nga

profesor Bakiu - me dhimbje të

thellë në zemër. Para hordhive të

egra barbare serbo-komuniste

dhe kominterniste, si një mal i

vetmuar, i patundur qëndroi.

Ishte diga kryesore e kohës së

tmerrshme të diferencimeve - të

ashtuquajtura ideopolitike. Ishte

pritë e pakapërcyeshme e një

kohe të pakthyeshme, kur

sllavët bizantinë projektonin të

ashtuquajturat paralele të

përziera.

Me shkallën më të lartë të

arsyes njerëzore dhe me guximin

prej intelektuali të dorës së parë,

profesor Bakiu mbrojti me zjarr

të drejtat e patjetërsueshme të

pjesës së kombit shqiptar të këtyre

viseve, lirinë që duhej të

lindte nga gjiri i gjarprit dhe

bashkimin kombëtar.

Në vitet më të rënda të antishqiptarizmit,

hordhitë bizantine,

si shumë intelektualë të

tjerë, nën akuzën e nacionalizmit

dhe irredentizmit shqiptaromadh,

e diferencuan edhe profesor

Bakiun. Me fjalë të tjera, e

larguan nga puna. Për të mbijetuar,

si shumë intelektualë të

tjerë shqiptarë të këtyre anëve

arbërore, u detyrua të merrte

rrugët e migrimit. E fajësuan për

armik të Jugosllavisë dhe të

Titos, shkatërrues të amalgamës

jugosllave, rrënues të vëllazërimbashkimit

titist. I afërt me

nxënësit dhe me prindërit, u bë

dritë për ta, për t'i nxjerrë nga

terri i obskurantizmit shekullor.

Ishte udhërrëfyes i një rruge të

re që shpinte drejt ngritjes

morale dhe emancipimit

shoqëror.

Nxënësit e Tij sot janë

ligjërues të universiteteve

shqiptare, janë ekspertë të profileve

të ndryshme. Prej duarve

të Tij dolën mjekë, inxhinierë,

juristë, ekonomistë dhe pedagogë

- nga më të mirët e këtyre

anëve.

Edhe pse lënda e matematikës

është ndër më të rëndat,

profesor Bakiu me aftësitë e tij

pedagogjike të jashtëzakonshme

dhe me vullnetin titanik,

arrinte të mbjellë dashuri për

këtë lëndë, pothuajse te të

gjithë nxënësit e Tij. Për ta

zhvilluar dashurinë ndaj kësaj

lënde të numrave, ishte një

ndër themeluesit e Klubit të

matematikës si dhe kryeredaktor

i revistës matematikore

"Plus". Mund të thuhet lirisht se

profesor Bakiu krijoi bazat e

themelimit të shkollës së

matematikës në hapësirat e

Sharrit dhe të Pollogut. Nga

shkumësi i dorës së tij lindën

shumë matematikanë

premtues. Si rezultat i një pune

të palodhshme, ai dhe nxënësit

e Tij, gati çdo vit merrnin pjesë

në garat e matematikës që organizoheshin

në vende të caktuara

të rajonit, si dhe në shkallë

kombëtare. Dhe kurrë nuk u

kthye pa një shpërblim prej

tyre. Prof. Bakiu nuk ishte fort

i prirë të vuajë nga dilemat

hamletiane. Ai më fort shquhej

për vrullin faustian. Ishte njeri

i fjalës dhe i punës, i veprës dhe

i aksionit, i nismës dhe i suksesit.

Ndër breza të tërë nxënësish

dhe studentësh mbolli

racionalizmin kartezian dhe shpirtin

prometean.

Profesor Bakiu bashkë me

intelektualë dhe atdhetarë të

tjerë të këtyre anëve, është një

ndër themeluesit e Universitetit

të Tetovës dhe ndër ligjëruesit e

parë në degën e matematikës.

Shoqëria shqiptare e qytetit

rrëzë Sharrit hijerëndë dhe Pollogut

pjellor do t'i ketë borxh

këtij titani prej intelektuali,

pishtari të studimit të shkencave

të përpikta dhe iluministi

volterian i cili, pikërisht si Emil

Zola në kohën e aferës së Drajfusit,

e luftoi parimisht çdo konformizëm,

demagogji dhe oportunizëm

intelektual. Ishte ndër

të rrallët që kishte guxim qytetar

dhe intelektual të ngrejë

zërin e protestës kundër ligësisë

së të gjitha formave. Deri

në çastin e fundit, me forcën

dhe vetëflijimin prej Prometeu,

u tret si qiriri i Naimit, për

dritën tonë të amshueshme.

Prehu i qetë i dashur

 

Posted via email from Shkupi Press extra