Eric Hobsbawn është 93 vjeç dhe aktualisht është bërë një autor bestseller, falë sagës së tij të fundit për Marksin - “How to change the world: tales of Marx and marxism” (“Si të ndryshojmë botën duke ristudiuar Marksin”). Leksioni i historianit të famshëm, i pasionuar pas xhazit, i ka kaluar të gjitha klasifikimet angleze. Një surprizë edhe për të, që prej vitesh jeton në Hampstead, shumë pak larg murit që rrethon varrezën e Highgate ku është varrosur Marksi. Në kapitullin e parë të librit ju shkruani që Marksi është ende një mendimtar i madh i kohës sonë dhe se në mënyrë paradoksale kanë qenë kapitalistët dhe jo socialistët ata që e zbuluan... Ka dy arsye që shpjegojnë rëndësinë e tij. Para së gjithash fundin e marksizmit zyrtar të Bashkimit Sovjetik e çliroi Marksi nga identifikimi me leninizmin dhe regjimet leniniste. Në këtë mënyrë u bë i mundur rikuperimi i mendimit të tij dhe atë që kishte për t’i thënë botës. Por, mbi të gjitha, kapitalizmi i globalizuar që u zhvillua nga vitet 1990 ishte ai që përshkruhej nga Marksi te “Manifesti komunist”. U kuptua në 1998-n: një vit shumë i vështirë për ekonominë globale, përveçse 150-vjetori i këtij pamfleti të vogël, por shumë të rëndësishëm. Por pikërisht kësaj here ishin kapitalistët dhe jo socialistët ata që e zbuluan. Ndoshta socialistët ishin shumë në siklet për të festuar këtë përvjetor. Kur e kuptuat se Marksi ishte kthyer sërish? U kontaktova nga drejtori i revistës që “Unitet Airlines” publikon për pasagjerët e saj, që janë pothuajse të gjithë biznesmenë të fuqishëm amerikanë. Kisha shkruar një artikull për “Manifestin komunist” dhe më kërkoi ta publikoja, sepse ishin shumë të interesuar për këtë debat. Pak kohë më vonë, George Soros më pyeti se çfarë mendoja për Marksin. Aty për aty i thashë një përgjigje të dykuptimtë: Ai njeri zbuloi 150 vjet më parë diçka mbi kapitalizmin që ne duhet ta kemi parasysh sot. Nuk ka asnjë dyshim që Marksi është kthyer në qendër të vëmendjes. Ka edhe shenja të tjera? Po sigurisht. Për shembull një sondazh i BBC-së e ka zgjedhur si filozofin më të madh të të gjitha kohërave, ose nëse klikoni me emrin e tij në “Google” do të shihni se mes intelektualëve kalohet vetëm nga Darvini dhe Ajnshtajni, por është më përpara se Adam Smith dhe Frojdi. Në libër ju citoni modelin e një “kapitalizmi njerëzor” që ekzistonte përpara viteve Regan-Thatcher. Sot është ende? Këto teza janë pjesë e traditës së shumë vendeve kapitaliste, nga social-demokracitë reformiste te doktrinat sociale të krishtera. Përfitimet ekonomike duhen matur në mënyrë që të sigurojnë mirëqënien e popullsisë, për të shmangur rreziqet sociale dhe politike të krijuara nga çekuilibrat. Këto ide lindën si reaksion ndaj zhvillimit të Partisë Laburiste dhe Socialiste në fund të shekullit 19 dhe sot për fat dallojnë Europën Perëndimore nga SHBA. Cilat janë vendet që i kanë rezistuar? Vendet më të vogla që kanë arritur të krijojnë “çerdhe” relativisht të sigurta në ekonomë globale e që mund të kombinojnë zhvillimin e sipërmarrjeve private me shërbimet publike: mendoj Austria dhe Norvegjia. Cili ka qenë efekti më i dukshëm i globalizimit? I privoi shtetet nga mundësitë për shpërndarjen e mirëqenies publike, për shkak të çindustrializimit dhe për shkak të zhvendosjes së ekonomisë globale drejt Lindjes. Deri në krizën e tmerrshmet të 2008-s ky proces u përshpejtua dhe nuk u qeveris. Me një dobësim sistematik të institucioneve publike në kurriz të pasurimit privat. Për çfarë shërben tani? Për modifikimin e disa raporteve. Armiqësia ndaj neoliberalizmit ndaj sindikatave, i inkurajuar nga politika sindikaliste miope ka qenë një element shkatërrues. Kështu kapitalizmi njerëzor është i mundur, por vetëm nëse qeveritë dhe të pasurit do të shqetësohen për këtë problem. Mes këshillave tuaja është edhe ajo për ta marrë Marksin seriozisht. Çfarë do të thotë kjo? Analiza thelbësore e zhvillimit historik të bërë nga Marksi mbetet e vlefshme. Por ajo që ai e quante “shoqëri borgjeze”, nuk ishte dhe nuk mund të ishte fundi i kapitalizmit. Ishte një fazë e përkohshme, ashtu si gjithë të tjerat. E vërteta është se mbeten shumë të thella pabarazitë morale dhe sociale. Socializmi ashtu siç nënkuptonte Marksi, dhe akoma më shumë komunizmi treguan se ishin të dështuar. Megjithatë duket aktuale nevoja për të zgjidhur problemin me veprime të paplanifikuara nga qeveritë dhe nga autoritetet publike. Por ideja e shtetit, sot ka ndryshuar tërësisht... Po pikërisht, por edhe për këtë Marksi na ka ofruar një zgjidhje: publiku duhet të qeverisë ndryshimin ndërsa pabarazitë duhet të zgjidhen nga shteti. Cilat janë problemet kryesore? Rritja e numrit të popullsisë dhe prodhimi. Nuk përbëjnë problem në vetvete, por do të bëhen si pasojë e impaktit katastrofik që kanë mbi ambientin. Për më tepër, nëse qendra e gravitetit të botës zhvendoset nga perandoritë e vjetra industriale tek ato të rejat, krijohen paqëndrueshmëri dhe rreziqe të reja. Të çfarë lloji? Ekonomitë e vjetra perëndimore, që aktualisht po dobësohen, po humbin nivelin e jetesës deri tek ato të rejat që ëndërrojnë të arrijnë nivelin e jetesës së Perëndimit. Kjo provokon presion të dyfishtë: atyre që statusi po u përfundon dhe atyre që po bëjnë gjithçka për ta mbajtur. Kjo po vë në rrezik idenë e zhvillimit. Por sot si mund të jesh marksist? Nuk mund të kthehemi në shekullin XIX, kjo është e dukshme. Nuk mund të vëmë në rrezik, për asnjë moment progresin intelektual dhe arritjet politike dhe sociale që njerëzit kanë arritur këto dy shekujt e fundit. Duhet të kërkojmë një ekuilibër të ri mes publikut dhe privatit, mes idesë së zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së tij në këtë botë.Hobsbawn, historiani anglez 93-vjeçar, aktualisht është bërë një autor bestseller, falë sagës së tij të fundit për filozofin e famshëm gjerman Karl Marks
Home »
» Eric Hobsbawn: Fundi i komunizmit e bëri Marksin të famshëm