“Për ne është mjaft e thjeshtë: Ne duam që Liga e Kampionëve të jetë pjesë e rëndësishme e planeve tona, ne duam të jemi në fazën tjetër dhe të kualifikohemi, prandaj duam të mposhtim Partizanin. Ne e kemi vënë veten në një pozitë të papërshtatshme, por është ende në dorën tonë”, theksoi Wenger.
Strategu francez hodhi poshtë problemet në mbrojtje, duke thënë se fakti që Arsenali ka mbrojtjen më të mirë në Ligën Premier flet më shumë rreth soliditetit në fazën defensive.





