Giallorosët kanë nevojë vetëm për një pikë për të kaluar fazën grupore, por edhe një humbje nga ekipi rumun mund të jetë e mjaftueshme, nëse Basel dështon të mposhtë ekipin tashmë të kualifikuar Bayern Munich.
“Ne duhet të fokusohemi në veten tonë dhe jo në rezultatin e Bayern Munich. Kjo është një ndeshje e rrezikshme, pasi Cluj është një ekip shumë i mirë dhe do të kërkojë të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ranieri.
“Ka favoritë më të mëdhenj se Roma për të fituar Ligën e Kampionëve, por në ndonjë moment favoritët mund të rrëshqasin. Ne do të mendojmë për të kaluar këtë rund, pastaj do të shohim”, ka shtuar italiani.





