United thuhet se është i gatshëm të ofrojë 18 milionë funte për një transferim të yllit të Bayern Munch, për të mposhtur kështu dy rivalët tjerë të interesuar, Chelsea dhe Real Madrid.
Zyrtarë të klubit anglez janë takuar gjatë të enjtes dhe premtes me përfaqësues të lojtarit, derisa pritet që një marrëveshje të arrihet së shpejti për transferimin e mesfushorit gjerman gjatë verës.
Kontrata e Schweinsteiger me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2012, ndërsa spekulimet vazhdimisht e kanë lidhur lojtarin me një largim, pasi ai ka refuzuar ofertat për të nënshkruar marrëveshje të re.