Bavarezët hapën rezultatin pas 17 minutash lojë falë golit të shënuar nga Halil Altintop, që ishte edhe i vetmi i pjesës s parë.
Me 20 minuta të mbetura lojë në Allianz Arena, ekipi vendas zgjidhi çdo dilemë rreth fituesit. Portieri mysafir Thomas Kessler fauloi në zonën e rreptësisë sulmuesin Thomas Muller, për t´u përjashtuar me karton të kuq dhe për t´i dhënë Bayernit një penalti. Nga pika e bardhë nuk dështoi Philip Lahm (72´).
Me 12 minuta të mbetura, në listën e shënuesve u shkrua edhe i rikthyeri nga lëndimi Frank Ribery, për të vulosur fitoren e Bayernit.
Nga ndeshjet tjera në Bundesliga, fitore ka shënuar edhe Bayer Leverkusen, duke mposhtur në udhëtim Hamburgun me rezultat 4-2.





