Lufta kibernetike e Wikileaks

Nga Manuel Castells*

 

Pushteti qëndron tek kontrolli i komunikimit, siç shkruaj edhe në librin tim që quhet “Komunikimi dhe Pushteti”. Reagimi histerik i SHBA-ve dhe qeverive të tjera kundër sajtit “Wikileaks” e konfirmon. Kemi hyrë në një fazë tjetër të komunikimit politik. Jo vetëm se janë zbuluar sekrete apo thashetheme, por sepse shpërndarja e tyre në një medium që s’kapet dot nga kontrollet tradicionale të Pushtetit.
Botimi i  burimeve të rezervuara është puna gazetarisë investigative të ëndërruara nga çdo mjet informimi në kërkim të skupit sensacional. Nga koha që kur Bob Woodward, gazetar i Uashington Post gjeti një urith brenda institucioneve, publikimi i informacione sekrete pak a shumë teorikisht është i mbrojtur nga ligji për lirinë e shtypit. Diferenca qëndron se ndërsa tek mediumet  e informimit tradicional gjenden në një kontekst sipërmarrje e vetiu janë subjekt i presioneve të ndryshme. Interneti është më i lirë. Rrjeti i internetit ka princip Kushtetues lirinë e shprehjes, dhe se gazetarët duhet të mbrojnë “Wikileaks-in”, sepse në të ardhmen do të jenë ata të sulmuarit. Asnjeri nuk përgënjeshtron informacionet e botuara në “Wikileaks”. Përkundrazi, disa gazeta të rëndësishme po i botojnë dhe po i komentojnë këto për lumturinë  e qytetarëve, që bëjnë një kurs të shpejtë informimi ndaj mizorive të korridoreve të  pushtetit.
Problemi, thonë se është botimi i sekreteve mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis shteteve. Në të vërtetë duhet të krahasojmë rrezikun e fshehjes së sekreteve me atë që fshehin të vërtetën qytetarëve mbi luftërat që qytetarët paguajnë dhe pësojnë. Basti në lojë është kontrolli i Pushtetit mbi daljen e palejuar të informacioneve dhe shpërndarjen e tyre në mjete komunikimi alternative që i shpëtojnë censurës. Është një çështje themelore, që ka provokuar një reaksion të paparë në SHBA-të (me një apel për të vrarë Assange nga politika dhe gazetarë të fiksuar) dhe një alarm i përgjithshëm që shkon nga Chavez deri tek Berluskoni.
Në këtë kryqëzatë për të vrarë lajmësit i është bashkuar dhe Suedia, me një histori pseudo-feministe që është gashtisuar me represionin gjeopolitik. Një marrëdhënie seksuale me konsensus  dhe një diatribë mbi prezervativin është kthyer në një akuzë për përdhunim. Për një akt të terrorizmit seksual, Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti europian në kodin më të lartë të alarmit, duke përgënjeshtruar se kjo iniciativë ishte e urdhëruar pas presioneve nga SHBA-të. Dhe kur Assange u arrestua në Londër, gjykatësi në fillim nuk e ka lejuar me arrest shtëpie pas një garancie në mijëra euro. Ndoshta për ta ekstraduar  në Suedi dhe nga aty drejt SHBA-ve.
Me lajmësin pas hekurave, ngelet veç të sulmosh mesazhin. Kështu kanë filluar sulmet ndaj Pay-pal, Visa, Mastercard dhe bankës zvicerane që mbështesnin në fillim Wikileaksin e pastaj të mbyllte rubinetin, duke eliminuar domenin, dhe Amazon-it për të fikuar server-at. Po kështu kundër-ofensiva on-line nuk zgjati shumë. Sulmet e Inteligjencës ndaj Wikileaks nuk patën sukses pasi u shumëfishuan sajtet mirror, pra kopje të azhurnuar të sajtit origjinal, me një emër tjetër. Deri më sot kemi plot 1000 sajte që mbrojnë wikileaksin. Dhe si reprezalje, Anonymous, një rrjet hackerash ka sulmuar të gjitha firmat dhe insitutcionet që kanë provuar t’u mbullin gojën wikileaksit. Miqtë e Wikileaks në rrjetin social facebook.com kanë shkuar në më shumë se një milion duke u shtuar me rimte të shpejta. Vetë wikileaks u ka shpërndarë 100 mijë përdoruesve mijëra dokumente të sekretuara.
Në lojë nuk është siguria e Shteteve (asnjë nga informacionet vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë). Është në diskutim e drejta e qytetarëve për të ditur se çfarë bëjnë njerëzit që i qeverisin. Siç thoshte Hillari Klinton në janarin e 2010: “interneti është një infrastrukturë që përfaqëson më mirë epokën tonë. Siç ndodhte në diktaturat e së kaluarës, ka qeveri që shënjestrojnë personat e pavarur që përdorin këto instrumente”. A do të aplikojë dhe vetes këto parimi Znj. Klinton? Sepse çështja është që qeveritë mund të spiunojnë, ligjërisht dhe jo ligjërisht qytetarët e saj. Por qytetarët nuk kanë  të drejtë të kenë informacione mbi ata që punojnë në emër të tyre, ose lexojnë atë çka u jep qeveria.
Në këtë debat të stërmadh protagonistët do të jenë firmat e internetit, që janë vetë-shpallur platformë të lira të komunikimit dhe mjetet tradicionale që janë xheloze të lirisë së tyre. Lufta kibernetike ka filluar. Nuk është vetëm një luftë kibernetike mes shtetesh, por edhe mes shtetit dhe shoqërisë civile on-line. Qeveritë do të kenë frikë tash sepse s’mund të mbajnë më sekrete ose veprimet e tyre.

*Manuel Castells është sociolog spanjoll, profesor i University of Southern California

Posted via email from Shkupi Press extra