Nga La Stampa
Julian Assange është viktimë e një gjykimi të gabuar. Akuzat e dhëna për përdhunim duken qesharake. Themeluesi i Wikileaks duhet gjykuar nga opinioni publik për krime të tjera (por pa pranga, pse shërbejnë për të krijuar veç martirë falsë). Ajo çfarë ai ka bërë me zonjushat “Sara “ dhe “Jessica” janë punët e tij, ndërsa qënia e “përdhunuar” nga Assange janë konceptet e transparencës dhe së vërtetës. Dhe këto janë punët tona .
Paladini i luftës së sekreteve që do një botë me shtëpi prej xhami por që lë jetën e tij të zhytur në mister mund të na shfaqet më i rrezikshëm se Dick Cheney mbi çështjen e atij që lufton kundër abuzimeve të qeverisë.
Pas manisë së sekreteve te post-11 shtatorit. Barak Obama erdhi në Shtëpinë e Bardhë duke premtuar “një hapje të pa precedentë “me lançimin në 2009 të një programi transparence për të stabilizuar një sistem korrekt mbi kontrollin e ekzekutivit. Ishte një hap i rëndësishëm në rrugën e gjatë të demokracisë adulte që SHBA-ja ka arritur ndërvite. Një rrugë komplekse e bërë nga ligje të Kongresit dhe sentenca të Gjyqit Suprem shpesh mbi rrugën e kërkuar nga media.
Gjithçka do të pasojë tani një batutë arresti. Presim një shikim mbi jetët dhe aksesin në dokumentet qeveritare, mbështetje të vogla të informacioneve ndërmjet agjencive federale dhe shtylla të reja për lirinë e shtypit. Do të ketë vendime të marra në dhoma të mbyllura sepse diplomacia dhe inteligjenca që shërbejnë edhe si frikësues të luftës kërkojnë zona legjitime të vetëpërmbajtjes kua ata të shprehen lirisht.
Mundemi atëherë të ndajmë të njëjtin mendim me fjalët e një reporteri të njohur australian John Pilger, ku sipas tij “ai i Wikileaks mund të merret si një gazetari e mirë”? Besoj që jo. Është e vështirë të besosh që ajo që Assange mund të quhet dhe gazetari edhe në frymën e re digjitale që është futur. Gazetaria ka për protagonistë “dëshmitarë ekspertë “ të aftë të vlerësojnë faktet mbi bazën e njohjeve të marra ndërvite. Pika e tij e fortë është besueshmëria që çdo ditë e më shumë merr vlerën e një gjykatësi imparcial që është lexuesi. Nuk je dëshmitar ekspert dhe i besueshëm nëqoftëse transformohesh në vrima të thjeshta letre.
Efekti i Wikileaks po shikohet pikërisht në këtë mënyrë. Nëqoftëse gazeta amerikane NYTimes do të kishte marrë 250 000 kabllogramë të Departamentit të Shteti dhe do të kishte publikuar një pjesë të vogël pas një analize të gjatë duke vlerësuar motivacionet e atyre që i sillnin këto informacione.
Dhe këtë e demonstron çështja e cituar si term krahasimi në këto ditë. Daniel Ellsberg që i dha të përditshmes së New York-ut dokumentet e “Pentagon Papers” kishte lëvizur nga “ndjenja morali” . Dhe si citoi dje në gazetën “Corriere della Sera” eksperti liberal i politikës së jashtme Fareed Zakaria që qëllimi ishte “të ri-zbulonim si SHBA-ja ndjek privatisht një politikë të jashtme të kundërt nga çfarë afirmonin në publik. Por Assange udhëheq një çështje personale kundër asaj që e shikon si “konspiracioni autoritar i planetit “të SHBA-se. Pas Wikileaks sipas Zakarisë fshihet një mungesë totale e idealizmit .Zbulimet e tij janë të turpshme por nuk zbulojnë asgjë që nuk ishte dokumentuar nga të ftuarit në Irak apo Afganistan.
Kur gazetat japin më të mirën është një tjetër gjë. Në 2005 gazeta “Neë York Times”
zbuloi përgjimet sekrete të urdhëruara nga presidenti Bush dhe hetoi për muaj të tërë fshehtësish për të vlerësuar çfarë dhe si mund të tregohet pa e vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Drejtori dhe botuesi i të përditshmes u thirrën në Studion Ovale të Presidentit që i urdhëroi ata të mos shkruajnë asgjë. Nuk u dorëzuan dhe publikuan atë që e quajtën të drejtë për t’u ditur që ta kenë vlerësuar me metodën, profesionalitetin, dhe përgjegjësitë që i kërkohet atij që bën këtë profesion.
Flitet për kritere gjykimi që ndonjëherë mund të çojnë në mos bërjen e një “skup”-i. Po NYTimes në shtatorin e 1962 mësoi për ekzistencën e armëve sovjetike me element bërthamorë në Kubë, në një moment kur Shtëpia e Bardhë ishte e zënë me një tratativë delikate sekrete me Kremlinin për të evituar një konflikt atomik. Presidenti Kennedy me një telefonatë dramatike të bërë në darkë arriti të bindë gazetën që të mos publikojë lajmin.
Pas dy vitesh Uashingtoni dhe Moska arritën marrëveshjen që shpëtoi botën.
Kjo është një çështje që Hollivudi realizoi në një film fantastik “30 Ditë”.Po të ndodhte sot me Obamën dhe Assange drama e filmit rrezikon të jetë ajo e një bote post-katastrofe e “Rruga” e Cormac Mcarthy.





