Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë të iniciojnë krijimin e një komisioni të pavarur për hetimin e të gjitha pretendimeve nga raporti i senatorit zviceran Dick Marty "Trajtimi çnjerëzor i personave dhe tregtia me organet e njerëzve në Kosovë". Në raport akuzohet rëndë Hashim Thaçi, kryeministër në dorëheqje i Kosovës. Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës ka miratuar projekt-raportin dhe propozim-rezolutën të cilën e ka përgatitur Dick Marty e ku shefi i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi, etiketohet si udhëheqës i kontrabandës me armë, drogë dhe organe njerëzore nga fillimi i luftës deri më sot. Fondi kosovar për të Drejtën Humanitare thotë se këto akuza serioze kërkojnë reagim të menjëhershëm të organeve kompetente në Kosovë. Kërkesa e Fondit për të Drejtën Humanitare pason reagimet e indinjatës së shprehur nga Prishtina dhe Tirana zyrtare pas publikimit të raportit të hartuar nga senatori Dick Marty për Këshillin e Europës. | |||||||
Home »
» FDHK kërkon hetim për akuzat e Marty-t





