“Unë e bëra ndryshimin dhe tani për tani nuk më vjen aspak keq. Si lojtarë, ne jemi profesionistë dhe duhet t’i marrim vendimet të cilat janë të duhura për ne. Por, unë mendoj se shumë njerëz nuk e kanë kuptuar vendimin tim. Gjithë ajo që mund të bëj është të përqendrohem në lojën time dhe të luaj mirë për Cityn. Për momentin po shkon mirë”.
“Kurrë nuk janë lehta betejat me mbrojtjen e United. Por, ne te City nuk jemi të fiksuar pas Unitedit. Sfida jonë është të përmirësohemi dhe t’i tejkalojmë fqinjët tanë. Ky është synimi ynë”, potencoi Tevez.