Sipas Guardian, Chelsea tashmë e ka gjetur truallin për ndërtimin e stadiumit të ri, por se bisedimet po mbahen në fshehtësi, me arkitektin Sir Terry Farrell në krye, i cili ka planin e tij për ndërtimin e stadiumit në një zonë ku jetojnë tetë mijë banorë.
Bruce Buck ka deklaruar për gazetën britanike se vendimi për ndërtimin e stadiumit të ri është i vështirë, por një që duhet të merret sa më shpejtë, për të qenë në hap me rivalët tjerë që kanë stadiume me të mëdha. Stadiumi i ri i Chelseat thuhet se mund të jetë i gatshëm në fund të vitit 2015.





