“Një derbi është më shumë se një ndeshje. Ne e dimë se një derbi luhet nga dy ekipe të të njëjtit qytet, por ne nuk duhet të përgatitemi për ndeshjen më ndryshe se të tjerët. Ne e dimë se është ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi të mirë, por ne luajmë në shtëpi dhe kjo ndeshje duhet fituar patjetër”, theksoi Ronaldo për Marca.
“Forma ime? Unë po vazhdoj si zakonisht. Golat e bëjnë diferencën në mes të asaj nëse ke luajtur mirë apo keq. Unë jam lojtar i njëjtë sikurse vitin e kaluar. Unë mendoj se kam shënuar më shumë gola dhe i kam ndihmuar ekipit, por jam po i njëjti lojtar. Unë ndjehem mirë. Unë po i ndihmoj ekipit dhe ekipi po më ndihmon mua”, përfundoi portugezi.