“T’i bashkohem Barcelonës? Oh Zot. Do të ishte ëndërr për mua të luaj me Lionel Messin te Barcelona, është dëshira ime. Unë duhet të vazhdoj të ngris nivelin e lojës time për të arritur te Barcelona. Dhe fakti që Messi luan atje, tregon se ai është po aq i mirë sa të gjithë argjentinasit tjerë”.
“Cilin klub do të zgjidhja prej të mëdhenjve? Ata të gjithë janë të rëndësishëm, ato që i kemi parë nëpër gazeta si Interi, Reali dhe Barcelona, por më së shumti e dua Barcelonën dhe stilin e lojës. Barcelona është klubi më i madh dhe më i mirë, padyshim”, deklaroi Pastore për El Mundo Deportivo.