Ishte kjo një ndeshje e cila ashtu siç ishte pritur, kishte tensione të mëdha dhe lojë të ashpër. Roma e dominoi takimin dhe në fund me meritë doli triumfuese. Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse fituesi u vendos në pjesën e dytë.
Roma vazhdon me rastet, por as Lazio nuk sprapset. Rasti më i mirë për Albicelestët vjen në minutën e 84-të, kur Foggia qëlloi shtyllën nga afërsia, me portierin e Romës që në atë moment ishte i mposhtur.
Kur nuk shënon, atëherë pranon. Rregulla e pashkruar vleu kësaj radhe për Lazion, që u dënua në sulmin e radhës nga Roma, të cilës iu dha përsëri një penalti, pas ndërhyrjes së Andre Dias në Sergio Batistan. Nga penaltia i qetë për 2-0 dhe fitoren e madhe të Romës u tregua Mirko Vucinic (87’).





