Bardhezinjtë u gjetën në disavantazh në minutën e 11-të, parmes Luis Jimenez, i cili u asistua nga Ezequiel Schelotto.
Në minutën e 31-të u akordua penallti në favor të vendasve, pasi brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit u ndal në mënyrë të parregullt Leonardo Bonucci, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte kapiteni legjendar, Alessandro Del Piero, i cili i ktheu Bianconerët në lojë.
Dy minuta pa përfunduar takimi, zëvendësuesi i Del Pieros, Vincenzo Iaquinta ngriti edhe më shumë epërsinë e vendasve, duke shënuar golin e tretë.
Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë pas një ‘zënke’ me Mohamed Sissokon.
Me këtë fitore, Juventusi mban vendin e katërt me 18 pikë, një më pak se Interi që gjendet në vendin e tretë dhe katër më pak se Lazio që mban vendin e parë.





