Reina kërkon të largohet

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, besohet t’i ketë thënë menaxherit Roy Hodgson se dëshiron të largohet nga Anfield Road.
E ardhmja e portierit spanjoll ishte vënë në dyshim që nga sezoni i kaluar, ku Liverpooli dështoi totalisht. Spekulimet kanë pësuar ngritje të dukshme që pas startit të dobët të Liverpoolit në sezonin e ri.
Është The Mirror tani që pohon se ai i ka thënë menaxherit Roy Hodgson se dëshiron të largohet nga klubi. Edhe pse Hodgson ka tentuar të bindë spanjollin të qëndrojë në Anfield, menaxheri i Liverpoolit tashmë është vënë në kërkim të zëvëndësuesit të Reinas, që spekulohet se do të jetë ose Maarten Stekelenburg ose Manuel Neuer.