Ibrahimovic, garancia e Milanit për sukses

Gjahu i Milanit për trofe do të realizohet me sukses falë Zlatan Ibrahimovicit, i cili sipas Luciano Moggit është në gjendje që ta bëjë diferencën.
“Milani ka pushtuar tabelën dhe mund ta mbajë kreun edhe për një kohë caktuar. Allegri e ka kuptuar se është e nevojshme që të varen nga Ibrahimovic dhe këtë e ka bërë javët e fundit”.
“Dhe, ai po përfiton shumë nga kjo. Gjithashtu më pëlqeu mënyra se si menaxhoi Ronaldinhon, një talent të madh, i cili gjithmonë e pati të vështirë të gjejë vendin në ekip”, ka thënë Moggi.

Related Posts: