Uellsiani nuk është shfaqur për Djajtë e Kuq që nga fundi i shtatorit si pasojë e lëndimit, ndërsa trajneri ka pohuar se ai mund të jetë në lojë më 10 nëntor në Eastlands.
“Ryan ka filluar stërvitjet të enjten e kaluar... Ai pritet të jetë i gatshëm pas 10 ose 14 ditësh, por është e mundur që ai të jetë i gatshëm për derbin”, ka thënë Ferguson.





