Dy lojtarët u lënduan gjatë ndeshjes së Kampionatit italian kundër Genoas të premten, ashtu që u desh të zëvendësoheshin.
Këto lëndime kanë bërë që trajneri Rafael Benitez të mos i përfshijë në skuadrën e tij prej 21 lojtarësh që do të udhëtojnë në White Hart Lane.
Luca Castellazzi pritet të mbrojë portën nerazzurre, ndërsa Sulley Muntari do ta zë vendin e argjentinasit Cambiasso.
Skuadra e plotë e Interit:
Portierë: Luca Castellazzi, Paolo Orlandoni, Alberto Gallinetta.
Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Marco Materazzi, Walter Samuel, Cristian Chivu, Davide Santon.
Mesfushorë: Wesley Sneijder, Sulley Muntari, Joel Obi, Coutinho, Amantino Mancini, Obiora Nwankwo.
Sulmues: Samuel Eto’o, Diego Milito, Goran Pandev, Jonathan Biabiany.





