Nga Farefuturo Magazine
Një lojë futbolli e anuluar, luftë urbane në rrugë, një duzinë të arrestuarit, një situatë surreale që ka kthyer një ndeshje futbolli në diçka të papërcaktueshme, një diçka mes bastisjes së një grupi kriminal dhe një akti proteste politike. Kjo ka ndodhur para dy ditësh në Xhenova, ku do të duhej të ishte luajtur ndeshja mes Italisë dhe Serbisë. Por tifozëria serbë (të cilën nuk duhet të trembemi për t’a përcaktuar fashiste) e kanë parë më të arsyeshme të japin spektakël në një skenë me përparësi të rëndësishme të një tragjedie që ka tronditur, ka zemëruar dhe ka frikësuar çdokënd. Protestat e dhunshme, me sa duket, ishin veç politike para se të hyhej në sport. Kishte parulla dhe banderola që thoshin se Kosova është Serbi, dhe janë parë gjeste tejet ultra-nacionaliste. Dhe është parë gjithashtu një akt shumë i rëndë nga futbollisti Dejan Stankoviç, ylli i kombëtares së Ballkanit dhe i Interit të Milanos, i cili në një moment gjatë mbrëmjes (ai thotë për të qetësuar tifozët) shkoi në sektorin serb të stadiumit duke duartrokitur një grup të vogël banditësh dhe me krenari shfaqi veprimet tipike (si ai i tre gishtave) të nacionalizmit serb.
Të komentosh atë që kemi parë me sy para dy netësh në Xhenova nuk është e lehtë. Jo sepse nuk ka asgjë për të thënë, por pikërisht e kundërta. Pse? Së pari duhet bërë një shkrim mbi rendin publik dhe t’u kërkojmë autoriteteve sesi është e mundur që tifozët në tribunë ishin të detyruar të zbraznin çanta bosh, xhepat, në kërkim të ndonjë gjëje të rrezikshme. Kurse serbët kishin me vete fishekzjarrë, drunj, kaçavida, etj. Po ashtu u duhet kujtuar “miqve” serbë se çështjen e Kosovës e kanë për faj të tyre, duke parë se ndërhyrja e NATO-s në vitit 1999 është shkaktuar nga një proces shkencor i spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës nga regjimi paranoid socialist dhe nacionalist i Sllobodan Millosheviçit. Sikurse do të duhej të flisnim mbi marrëdhëniet ndërmjet tifozëve dhe politikës, si një fenomen që është duke u zhvilluar edhe në vendin tonë (kupto: Itali), por sidomos në Europën Lindore është një realitet shqetësues.
Pastaj duhet të bënim një shkrim për politikën që nxit dhunën, për sigurinë e Europës, dhe gjendjen e demokracisë në Serbi, si dhe për sulmet e dhunshme kundra homoseksualëve në Beograd.
Megjithatë, pavarësisht nga nevoja për të adresuar pyetje drejt këtyre çështjeve të rëndësishme, në këtë moment është me të vërtetë e dëshirueshme të interpretojmë rolin e tifozëve “të plagosur” në shpirt, të cilët u privuan nga spektakli i një ndeshjeje futbolli. Po, sepse nëse hyjmë në sokakun e analizës politike dhe historike të politikës ndërkombëtare, dhe në qoftë se ne do të mbrojmë interesat e këtij apo të atij vendi, ne jemi thjesht duke bërë lojë e atyre dhe ndihmojmë iluzionet megalomane e bandite të atyre që organizuar ngjarjet e para dy netëve, dhe të atij djalit trupmadh (i cili u arrestua për fat të mirë), që udhëhoqi revoltën, si një frikacak i fshehur nga maska.
Nuk duhet të biem në kurthin e ngritur nga këta njerëz. Ose të fillojë me akuzat pa dallim kundër Serbisë në tërësinë e saj. Vendi ballkanik, i cili po del pas njëzet vitesh agoni e luftërash, ende meriton besimin tonë, pavarësisht ngjarjeve të dy netëve më parë, pavarësisht sulmeve në Gay Pride? Po, ajo e meriton atë. Sepse sot në Beograd disa persona me mund e me dhimbje po angazhohen në një konsolidimin të demokracisë në një vend ku kjo gjë nuk është shumë e dhënë. Dhe në qoftë se është e ngadaltë, ndoshta shumë ngadalë, është gjithashtu falë asaj ndërhyrje të ushtrisë në 1999, falë atij angazhimi të NATO-s, e cila nuk ishte pushtim i huaj, ose ndikim i tepruar. Por kjo e ultra-nacionalistëve tifozë nuk mund të kuptohet, por përderisa një lojtar si Stankoviç u jep atyre litar, të gjitha fjalët tona do të jenë të kota.
Ne mund të komentonim një ndeshje futbolli, kurse sot po flasim për diçka tjetër. Për nacionalizmin, politikën, lufta, pavarësia, dhe dhuna. Pothuajse sikur topi i ndjekur nga 22 djem nuk është i rëndësishëm, pothuajse sikur futbolli është bërë një asgjë, sikur futbolli është një fenomen periferik, duke filluar nga miliarderë që kanë interes të politizojnë idiotë që t’u venë zjarr një stadiumi dhe një qyteti. Sepse siç tha gazetari i madh italian i sportit Gianni Mura dhe ne e miratojmë plotësisht atë: "Futbolli është për disa apo për dikë edhe politikë, diçka e pistë, shfaqje e muskujve dhe e parullave. Nuk ka paqe, nuk ka fairplay, nuk ka etikë. Në rast se ju e kishit harruar, faleminderit që na e kujtuat”.





