Spanja e pandalshme

Festimi i golit të parë Përfaqësuesja e Spanjës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë kualifikuese në kuadër të Grupit I, duke e mposhtur Skocinë me rezultat 3-2.
Spanjollët që ishin mysafirë krijuan avantazh të dyfishtë përmes David Villas (44’) dhe Andres Iniestas (55’).
Vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë përmes Steven Naismith (58’), ndërsa një autogol i Gerard Pique (66’) vetëm sa e bëri ndeshjen më interesante.
Golin e fitores për kampionin e Evropës dhe botës e shënoi Fernando Llorente, për të siguruar tre pikë të plota për përfaqësuesen e tij.
Në takimin tjetër të Grupit I, Republika Çeke e ka mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat 2-0.