Anglia barazon pa gola

Ekipi i Fabio Capellos nuk ka arritur të rrëmbejë më shumë se një pikë përballë Malit të Zi, duke barazuar në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin e Wembleyt.
Pas këtij barazimi, Mali i Zi vazhdon të kryesojë në Grupin G me dhjetë pikë, i ndjekur nga Anglia me shtatë pikë (por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).
Në përballjen tjetër, Zvicra ka shënuar fitore të lartë prej 4-1 ndaj Uellsit për të regjistruar fitoren e parë pas tri ndeshjes në Grupin G.