Reina shpreson në përmirësim

Portieri spanjoll i Liverpoolit, Pepe Reina, është shprehur i bindur se gjërat do të përmirësohen te Liverpooli, pas ardhjes në krye të pronarëve të rinj.
Reina është goditur thellësisht nga starti i dobët i Liverpoolit, që i sheh The Reds në zonën ku luftohet për mbijetesë.
“Kjo është një prej periudhave më të vështira që prej kohës kur kam ardhur këtu. Unë kam lexuar për ndërrimin e pronarëve të klubit dhe shpresoj se gjërat do të përmirësohen”, theksoi gardiani spanjoll.