Berbatov: Nuk luaj për gola

Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se ai nuk mendon për të shënuar gola, aq shumë sa mendon për t’u shërbyer futbollistëve tjerë që të shënojnë.
“Nuk mund të jeni të hidhëruar. Të gjithë mendojnë se e kuptojnë futbollin. Njerëzit përreth botës mendojnë se janë ekspertë. Por, për mua një lojtar i mirë është një lojtar i kompletuar, jo vetëm që shënon gola”.
“Bëhet fjalë për vizion, për prekje, për vendimmarrje. Unë njoh shumë sulmues të cilët shënojnë shumë gola, por që nuk kanë aftësinë teknike që dua të shoh te një lojtar. Gjithnjë më pëlqen një lojtar që di ta kontrollojë topin, që mendon dy hapa përtej, lojtarë si Xavi dhe Zidane. Ose si Lionel Messi, që nuk është sulmues tipik. Messi është mesfushor që shënon shumë gola”, tha Berbatov.

Related Posts: