Mancini: Chelsea do ta fitojë Ligën Premier

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Chelsea do ta fitojë Ligën Premier këtë sezon.
Italiani pranon se klubi nga Londra perëndimore është teknikisht po aq i mirë sa Arsenali, por më superior sa i takon lojës fizike, që ai beson se do të jetë e mjaftueshme për ta ruajtur titullin e kampionit.
“Chelsea është ekipi më i fuqishëm në Ligën Premier. Teknikisht vetëm Arsenali mund të krahasohet me ta, por Chelsea ka fuqi më të madhe fizike. Ky është i vetmi dallim dhe ajo që i jep Chelseat avantazh”, ka thënë Mancini, siç përcjell The Mirror.
“Pas ndeshjes kundër Chelseat, i thash Carlo [Ancelottit], ‘Të mposhta, por ti do ta fitosh Ligën Premier andaj je më i mirë se unë’. Ende mendoj se Chelsea do ta fitojë titullin”, ka shtuar italiani.