Liverpooli pranë shitjes

Gjykata e lartë britanike është kthyer kundër pronarëve të Liverpoolit, George Gillet dhe Tom Hicks, të cilët tentuan të bllokojnë shitjen e Liverpoolit prej 300 milionë funtesh, për t’i hapur kështu rrugën zyrtarizimit të shitjes së Liverpoolit nga NESV.
Sipas drejtorit të Liverpoolit, Christian Purslow, dita e sotme dhe vendimi i gjykatës së lartë për t’ua hequr të drejtën e pronësisë dy amerikanëve dhe për t’i hapur rrugë zyrtarizimit të shitjes, është ditë historike për klubin nga Anfield, pasi që garantohet e ardhmja edhe për një dekadë tjetër.
Bordi i Liverpoolit pritet të mbajë një takim në ora 20:00, ku do të vendoset definitivisht për shitjen e Liverpoolit te NESV, pronari i të cilës, John Henry, e ka pritur me kënaqësi vendimin e gjykatës, duke përgëzuar bordin e The Reds për punën e bërë.

Related Posts: