“Jeta ime vazhdon normalisht, por në janar unë do të duhet të gjej një zgjidhje. Dua të vazhdoj të ndjehem i rëndësishëm. Pasi e rinovova kontratën time, të jem në pankinë nuk është mirë, as për mua e as për Sevillan”, theksoi Fabiano.
Sulmuesi brazilian me këtë deklaratë ka alarmuar disa prej skuadrave të interesuara për shërbimet e tij, duke përfshirë këtu Interin, Tottenhamin dhe Schalken.





