Kina përballë Japonisë, lufta e ftohtë aziatike

Gazeta shtetërore "China Daily" deklaroi se incidenti në ishujt Diaoyu/Senkaku "i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme lidhjeve të tyre bilaterale". Pekini pretendon një apologji dhe kompensim nga Tokio

 


 

Pasi i kanë mbijetuar një kohe mjaft të vështirë dhe një aventure të rrezikshme, peshkatarët e fshatit Gangfu, të bregut perëndimor, ndonjëherë nderohen dhe mirëpriten me një pjatë makaronash tradicionale të gatuar me vezë të freskëta pate. Por, më 25 shtator Gangfu's Zhan Qixiong u mirëprit me një ceremoni edhe më ekstravagante: buqeta me lule nga një turmë e entuziasmuar drejtuesish lokalë, një fluturim për në shtëpi të klasit të parë të sponsorizuar nga qeveria kineze dhe sigurisht, një pjatë makarona për t'i uruar mirëseardhjen.

Zhan kishte kaluar një kohë shumë të vështirë në det të hapur, dakord, por historia e tij nuk ngjasonte shumë me përrallat e marinarëve heroikë të anijeve të mbytura. Megjithatë, kapiteni 41-vjeçar u kthye pas një arrestimi 18-ditor në Japoni, pasi anija e tij u përball me trupat e marinës në bregun japonez që patrullojnë ujërat e ishujve shkëmborë që pretendohet të jenë të Kinës dhe të Japonisë gjithashtu. Të njohura si Diaoyu nga kinezët dhe Senkaku nga japonezët, ishujt e vegjël administrohen prej dekadash nga Japonia, por Kina dhe Taivani pretendojnë të kenë të drejta historike mbi to.

Për kalvarin e tij nën presionin e një armiku historik, Zhan u kënaq me një mirëseardhje të ngrohtë kur u kthye sërish në Kinë. Por, litari është tendosur shumë prej vitesh në marrëdhëniet midis këtyre dy fuqive të mëdha të Azisë Lindore dhe rrezikon të këputet duke treguar kështu se sa delikate është balanca ndërmjet dy fuqive në një zonë e cila nga viti 1894 e deri në vitin 1953 ka vuajtur në mënyrë konstante nga luftat që bëheshin afër saj. Japonia pretendon se peshkimi kinez dhe mjetet e tyre të transportit detar janë afruar më shumë se kurrë në këto kohë në zonën konfliktuale duke acaruar gjendjen. Pas arrestimit të kapitenit kinez dhe trupës së tij në bregun japonez më 8 shtator, Pekini ka reaguar me një sulm dhe egërsi të jashtëzakonshme duke ngurtësuar shumë lidhje diplomatike, duke ngadalësuar kalimin e anijeve me ngarkesë japoneze dhe madje duke pezulluar eksportet e disa mineraleve të rralla toke, të cilat janë të domosdoshme për Japoninë në fabrikimin e gjithçkaje që nga makinat hibrite e deri te supermakineritë e ndërtimit.

Vendimi i Tokios për të liruar Zhanin, vendim i cili u mor menjëherë pas arrestimit të katër japonezëve në Kinë pasi kishin kaluar zonën ushtarake, supozohej se do të qetësonte disi krizën diplomatike. Edhe pse Partia Demokratike që ndodhet në pozitë në Japoni e kishte jashtëzakonisht të vështirë t'i nënshtrohej politikës kërcënuese të Pekinit, shumica e japonezëve e kuptojnë mirë që ekonomitë e të dy vendeve janë të lidhura ngushtë që të thuhen përgjithmonë nga arrestimi i një peshkatari të vetëm. Megjithatë, edhe pas lirimit të Zhanit, Kina shfaqi shenja shumë të dobëta për të ulur tensionet e krijuara. Gazeta shtetërore "China Daily" deklaroi se incidenti "i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme lidhjeve të tyre bilaterale". Pekini pretendoi një apologji dhe kompensim nga Tokio. Kryeministri japonez Naoto Kan u përgjigj me indeferencë duke thënë: "Ne nuk kemi as qëllimin më të vogël për t'iu bindur një kërkese të tillë". Një ditë më pas, Tokio propozoi që Pekini të paguajë për dëmtimet që ishin shkaktuar nga përplasja e anijes me anijet patrulluese japoneze.

 

Ndryshimi aktual

Japonia ka patur një rritje të gjatë dhe të kënaqshme falë përkushtimit të saj ndaj paqes pas humbjeve katastrofike gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Kina e lidh bumin e saj të fundit ekonomik me filozofinë e "zhvillimit paqësor". Por, ndërkohë që të dy kombet përdorin fjalën paqe, ose më saktë një variant të saj, aq sa munden, Kina dhe Japonia kanë ngecur prej kohësh në një luftë të ashpër fjalësh dhe shumë njerëz pyesin veten se si do të shkojë puna e tyre.

Tensione në rritje konstante reflektojnë dinamikën e fuqisë së ushtruar në rajonin aziatik. Këtë verë, nëse figurat zyrtare të Pekinit mund të jenë të besueshme, Kina tejkaloi Japoninë e zhytur në krizë si vendi i dytë në botë me ekonominë më të mirë. Tashmë, Kina e etur për resurse po shtrëngon fort muskulin e saj gjeopolitik. Ishujt Diaoyu/Senkaku mund të jenë edhe thjesht shkëmbinj të pabanuar, por mendohet të jenë të rrethuara nga depozita gjigante nënujore të gazit natyror dhe nuk ishte thjesht koincidencë fakti që në gusht Pekini deklaroi se kishte dërguar një nëndetëse, 2 milje në thellësi të detit të Kinës së Jugut për të ngulur aty flamurin kinez. Pretendimet e vazhdueshme dhe të pafundme të Kinës gati në të gjithë zonën e ujërave të detit të Kinës së Jugut ka krijuar tensione edhe me vende të tjera aziatike, të cilët mendojnë se u takon të paktën një pjesë e vogël e zonës gjigante ujore. Më të lakmuara janë ishujt koralorë Spratly dhe Paracel, pjesë të të cilëve kërkohen tashmë nga gjashtë qeveri të ndryshme që ndodhen në afërsi të ujërave të tyre dhe që jo rastësisht mendohet të përmbajnë sasi të konsiderueshme karburanti dhe gazi natyror.

Vendi që ka arritur ta ruajë më mirë paqen në këtë rajon të tensionuar është gjithashtu një vend që nuk ka asnjë pretendim prone territoriale: SHBA-ja. Pas disa aleancave të vazhdueshme sigurie, Uashingtoni është zotuar se do të zbarkojë trupa amerikane për të mbrojtur aleatët e saj aziatikë në rast se ndonjë nga këto vende lakmitare, veçanërisht Kina, do të ketë ndërmend të sulmojë. Në fund të shtatorit, pak a shumë në të njëjtën kohë kur kryeministri kinez Wen Jiabao refuzoi të takonte homologun e tij japonez në Neë York për shkak të konfliktit të ishujve, ministri i Jashtëm japonez Seiji Maehara deklaroi se Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton i kishte thënë se ishujt Diaoyu/Senkaku janë të mbuluar nga Artikulli 5 i paktit të sigurisë Japoni-ShBA, gjë që tregon se Amerika do të mbrojë me çdo kusht territoret që ndodhen nën administrimin e Japonisë dhe që në një moment të caktuar mund të kërcënohen nga ndonjë sulm i jashtëm.

Është e vështirë të besosh se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme t'i nxisnin luftë Kinës për shkak të disa shkëmbinjve në Detin Perëndimor të Kinës. Megjithatë, mbrojtja dhe siguria e dhënë nga Uashingtoni janë mëse të mirëpritura nga një vend jashtëzakonisht i pasigurtë dhe që jeton prej dekadash nën hijen e fqinjit të tij gjigant. Nuk është vetëm Japonia ajo që ndihet kështu. Me ekonominë dhe politikën tejmase të zgjeruar të Kinës në Azi, vendet e këtij rajoni janë përpjekur të zgjojnë një Uashington të shpërqendruar për shkak të luftave në Irak dhe Afganistan dhe po tentojnë ta bindin atë që ta riorientojë drejtimin e politikës së tij të jashtme në rajonin e Azisë. "Kina do ta zgjerojë shumë influencën e saj në rajonin aziatik dhe shumë shpejt do të konkurrojë me Shtetet e Bashkuara për këtë influencë të madhe", thotë Niu Jun, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Peking. "Nëse ky konkurrim do të jetë i mirë apo i keq për Azinë, këtë do të mund ta shohim vetëm në të ardhmen".

Shtetet e Bashkuara e kanë vënë re këtë fakt. Në një deklaratë gjatë këtij viti, Admirali Robert Willard, kreu i Komandës Paqësore të SHBA-së, I tha Shtëpisë së Komitetit të Shërbimeve të Armatosura se modernizimi i avancuar i ushtrisë kineze, fakt që dëshmohet edhe nga rritja dyshifrore e buxhetit ushtarak të saj gjatë dekadës së fundit, duket sikur është "dizenjuar për të sfiduar lirinë e veprimit të Shteteve të Bashkuara në këtë rajon ose që të ushtrojë agression apo shtypje ndaj fqinjëve të saj, duke përfshirë këtu edhe aleatët dhe partenerët e traktatit të Shteteve të Bashkuara".

Për t'iu kundërpërgjigjur Kinës, Presidenti Barack Obama, i cili ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Azi, ka riafirmuar me bindje të gjitha lidhjet e Shteteve të Bashkuara me partnerët e saj aziatikë. Më 24 shtator, Obama mbajti një samit me liderët e Asocimit të Kombeve të Azisë Jugore (ASEAN), ku përfishien edhe disa miq thelbësorë amerikanë siç janë Singapori dhe Tailanda. Gjatë këtij samiti Obama u zotua: "Si President, dua të qartësoj dhe t'iu siguroj se Amerika është e vendosur të luajë një lidership të fuqishëm në rajonin aziatik".

Ka një arsye për të besuar se Presidenti është i bindur për zotimin e bërë. Marrëdhëniet bilaterale me Vietnamin për shembull, u zhvilluan deri në atë pikë sa që të dy vendet drejtuan stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin Jugor të Kinës gjatë muajit gusht. Kjo nuk qe aspak e kënaqshme për Kinën, ashtu si nuk qenë edhe gërmimet nga trupat amerikane dhe koreano-jugore në Detin e Verdhë që kufizon bregdetin kinez. Bashkë me disa anëtarë të tjerë të ASEAN-it, të cilët janë në rivalitet me Kinën për shkak të ishujve Spratly dhe Paracel, Vietnami u gëzua shumë kur Sekretarja Clinton tha në gusht se zgjidhja paqësore e kunflikteve territoriale në detin jugor kinez ishte një interes kombëtar për Amerikën. Kina e urreu këtë deklaratë. "Ekziston një bindje e thellë ndërmet disa kinezëve se Shtetet e Bashkuara duan ta dobësojnë Kinën dhe se po përdor vendet e tjera për ta mbajtur atë nën kontroll", thotë Shen Dingli, drejtor i Qendrës së Studimeve Amerikane në Universitetin Fudan në Shangai.

 

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Posted via email from Shkupi Press extra