Khedira mbron Ronaldon nga kritikat

Sami Khedira Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldo pasi ai ishte kritikuar nga shtypi gjerman.
Khedira ka lavdëruar bashkë-lojtarin e tij, duke thënë se ai ka qenë vital për t´i ndihmuar atij të gjejë veten në Bernabeu pas transferimit në afatin kalimtar veror.
"Ai nuk është arrogant ose vetjak, siç thonë shumë njerëz. Ai vishet në mënyrë elegante dhe gjithmonë është sjellë në mënyrë miqësore. Ai më ka ndihmuar mua dhe Mesut Ozil të integrohemi me pjesën tjetër të ekipit", ka thënë Khedira për AS.