Historia e gjatë e Amerikës NEOKONSERVATORE

Duke vërejtur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008 dhe duke mbajtur parasysh opinionet e shprehura në sondazhe dhe në exit polls, është e ligjshme të theksohet se askush - përballë krizës ekonomike dhe të një presidence republikane që po largohej e perceptuar nga shumë qytetarë si e paaftë për të përballuar reçisionin që ka mbërthyer vendin - askush nuk do të kish mundur ta shpartallonte Barack Obama. Saktësisht siç ndodhi për Lyndon Johnson në vitin 1968, Amerika ndjente nevojën urgjente që të ndryshonte, të linte prapa krahëve atë që e shikonte si një periudhë të errët, duke pasur frikën e profilimit në horizont të shkërmoqjes së ëndërrës amerikane. Shtetet e Bashkuara kishin nevojën dhe dëshirën për të kthyer të shpresonin, të ëndërronin; siç ndodhi me Ronald Reagan në vitin 1980, Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur kështu një President që është perceptuar si në gjendje të shërojë plagët e së kaluarës dhe të mishërojë shpresat e tyre të ardhshme - megjithëse të prirura në forma të ndryshme, ku nëngrupe të ndryshme politike, etnike, breznore dhe gjinore kanë vendosur tek Barack Obama shpresa të ndryshme.

Gjatë fushatës së fundit presidenciale, John McCain ka luftuar në mënyrë të palodhshme, mjaft që të qëndronte besnik natyrës së tij dhe shpirtit respektues ndaj kundërshtarit. Nuk do të qe as oportune, as aq më pak e dobishme që ta akuzojë se pse nuk ka bërë të tijat akuzat që barazonin bindjet e Barack Obama me ato të reverendo Wright, të barsura me teologji të çlirimit, me nacionalizëm zezak dhe me Black Power; apo pse nuk ka shfrytëzuar "lidhjet terroriste" të përcaktuara jo me aq urtësi të Presidentit me Bill Ayers dhe organizatën e ekstremit të majtë Weather Underground; apo më tej akoma se ka qenë përgjithësisht shumë politically correct, duke ia lënë Sarah Palin rolin e vetëatribuar të "mollosit me buzëkuq" (veç kësaj tradicionalisht prerogativë e Zëvendëspresidentit), që ka konsistuar në sulmimin e kundërshtarit pa marrë parasysh asgjë.

Lidhur me këtë, duhet saktësuar se vendimi për të kandiduar Sarah Palin - e re, karizmatike dhe relativisht e panjohur për establishmentin e Uashingtonit - ka qenë jashtëzakonisht e goditur. McCain e zgjodhi Guvernatorën e Alaskës për shpirtin maverick, që i sillnte në mendje rininë e vet, për luftën e saj të pakompromis ndaj korrupsionit që e kish bërë të ndeshej me vetë partinë e saj, për pamjen e vendosur dhe atë infektues entuziazëm që në rastin e konventës republikane i çoi republikanët në krye në sondazhe - për herën e parë dhe të vetme - në shtator 2008. Sharmi i pamohueshëm ndaj konservatorizmit social që Palin ka qenë në gjendje të ushtrojë është demonstruar një avantazh i mëtejshëm për McCain, megjithëse jo i mjaftueshëm për të mundur demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në realitet, McCain pjesërisht i është dashur ta braktisë shpirtin e tij maverick në favor të një linje më tradicionalisht konservatore për të fituar palcën e ashpër të partisë së vet. Gjatë fushatës elektorale, McCain kishte tentuar që t'i rrëshqiste në hije aspektet e kurrikulumit të tij politik më kontradiktorë për republikanët, midis të cilave lufta ndaj korrupsionit dhe burokracisë së Uashingtonit, liberalizmit ndaj temave sociale dhe kundërvënia e padiskutueshme ndaj Guantanamos dhe torturës. Me sigurimin e emërtimit, McCain i ka lënë në hije bindjet e veta personale, i kushtëzuar nga nevoja për të ruajtur kohezionin e partisë: kjo e ka penalizuar fuqishëm kandidaturën e tij, e akuzuar për moskoherencë, ku në të vërtetë shpirti i tij jashtëzakonisht novator do të kish mundur të bënte diferencën.

Veç kësaj, është për t'u zbuluar sesi në vijim të sukseseve të arritura gjatë zhvillimit surge - projekt i dëshiruar dhe i mbrojtur fuqimisht nga vetë McCain - lufta në Irak ka humbur rëndësi gjatë garës presidenciale dhe me të është zvogëluar rëndësia për të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë parasëgjithash një komandant autoritar, rol që sipas sondazheve McCain dukej më i përshtatur ta luante sesa Barack Obama. Kështu, zgjedhja e Obamës nuk nënkupton se Amerika, është bërë papritmas më pak konservatore. Ajo që në Shtetet e Bashkuara nuk ndryshon dhe bile po vjen, duke u radikalizuar - siç e kanë demonstruar referendumet e përmendura tashmë të lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe e ka konfirmuar edhe një prej filozofëve politikë më të mëdhenj amerikanë, Michael Walzer - është besimi në vlerat tradicionale.

Pavarësisht kësaj, konservatorizmi në vitet në vazhdim - siç e ka kujtuar David Frum - nuk do të kënaqet nga ky realtet, duke synuar ekskluzivisht që ta rrisë bazën e tij WASP - atë të biznesit të vogël dhe të klasës së mesme, e identifikuar me Xhoe hidraulikun dhe Sarah Palin, për t'u kuptuar. Në të ardhmen, Grand Old Party do të duhet të kërkojë të ndërtojë një konsensus më të gjerë, duke marrë një pozicion dominues në universitete dhe duke fituar votën e klasave intelektuale, të kulturuara dhe të reja.

Për neokonservatorizmin e quajtur siç duhet, e ardhmja në çdo rast duket rozë. Neokonservatorët mund të mbesin tek American Enterprise Institute, duke përfituar nga sinergjia e thellë që gëzojnë me këtë think tank dhe të vazhdojnë me kërkimet e tyre, duke parë se për të paktën katër vjet nuk do të ketë një President republikan që "të marrë hua mendjet e tyre", për të përdorur fjalët që qenë të George W. Bush, dhe t'i thërrasë të bashkëpunojnë drejtpërsëdrejti për të punuar në Administratën e tij. Nga njëra anë, neokonservatorët do të punojnë për të rehabilituar presidencën Bush, siç e kanë bërë qysh nga viti i fundit dhe ka shumë mundësi që do të vazhdojnë ta bëjnë, të prirur për të paguar një "borxh nderi" ndaj një njeriu që i ka bërë të njohur në botë. Nga ana tjetër, ndaj Presidentit Barack Obama neokonservatorizmi mban një qëndrim të matur: për ta thënë me fjalët e William Kristol, duke e mbështetur kur është e mundur, duke i dhënë benefitin e dyshimit në situata ambigue dhe duke u konfrontuar me të nëpërmjert kritikave konstruktive dhe një opozite luajale, atëhere kur do të shfaqen diversitetet.

Del në çdo rast një shpresë e keqfshehur nga shkrimet e neokonservatorëve ndaj Administratës Obama: atë që Presidenti të vazhdojë pa mëdyshje në rrugën e hequr në fushatë elektorale, që e refuzon në mënyrë të vendosur çdo perspektivë rënëse, përqafon një interventizëm të matricës vlerësore në politikë të jashtme, gjithnjë e më shumë e shënuar nga prevention më shumë sesa nga premton, miraton rritjen e shpenzimeve ushtarake për të bërë luftën kundër terrorizmit dhe realitetit të sotëm. Në kundërshtim nga konservatorizmi tradicionalist dhe e djathta amerikane, që në dekadat e fundit janë përqendruar mbi ripërpunimin filozofik të doktrinave të tyre, është në fakt e mundur të ndeshet një lodhje e caktuar intelektuale në propozimet origjinale - me përjashtimin e madh të politikës së jashtme, të kuptohemi mirë - që drejtojnë ndryshimin breznor të perspektivës neokonservatore; ndryshim breznor që veç të tjerash projektohet i pashmangshëm, duke parë moshën jo fort të re të anëtarëve të mëdhenj në brezin e parë të neokonservatorizmit - Irving Kristol, Michael Novak dhe Norman Podhoretz. Kjo bindje duhet të shikohet në pasqyrë, siç bëri tashmë me kurajë në vitet shtatëdhjetë dhe nëntëdhjetë, për të ruajtur peshën dhe autoritetin e vet në brendësi të jetës politike amerikane.

Në këtë optikë është e rëndësishme të hapet një parantezë e rëndësishme, ajo që ka të bëjë me Francis Fukuyama, i cili - kjo duhet specifikuar - më shumë se të "mohojë" neokonservatorizmin e brezit të tretë ka ditur që të shkojë "përtej" - për t'i bërë apel titullit të një shkrimi shumë të njohur të tij - dhe t'i evidentojë mangësitë, duke shkaktuar një proces rimendimi dhe ripërcaktimi që tashmë po jep frytet. Fukuyama konstaton vështirësinë në gjendjen e zgjidhjeve të shpejta ndaj impasit, në të cilin nekonservatorizmi ka sjellë nganjëherë në politikën e jashtme, si situata në Irak dhe akoma më shumë në Afganistan; autori u bën apel për këtë motiv neokonservatorëve për parime kyçe të presidencës Reagan në vitet tetëdhjetë, bazat e së cilës mbesin akoma aktuale. Midis tyre, Fukuyama kujton preokupimin për demokracinë e të drejtat e njeriut, bindjen se Amerika duhet ta përdorë forcën e saj për qëllime morale, skepticizmin ndaj institucioneve dhe legjislacioneve ndërkombëtare për të zgjidhur çështjet e rënda të sigurisë që prekin botën sot dhe, së fundi, sigurinë se planifikimi social në shkallë të gjerë nuk i arrin qëllimet që paracakton dhe më shumë çon në pasoja të papritura dhe armiqësore, duke minuar kështu objektivat e deklaruara të tij.

Për të zgjidhur pauzën e krijuar nga vetë neokonservatorizmi, në udhëkryq midis dënimit të planifikimit shtetëror dhe tundimit për të ndërtuar një rend të ri botëror, Fukuyama kërkon maturi në politikën e jashtme: duke u distancuar nga izolacionizmi i Pat Buchanan, ashtu si dhe nga nocione tepër kurajoze regime change dhe lufte preventive, studiuesi kujton se, demokracia nuk mund të vendoset, aq më pak me armë, kushtet ekonomike dhe politike të nevojshme për rrënjosjen e saj duhet të maturohen me kalimin e kohës, nëpërmjet reformash dhe kërkesa për demokraci nga brenda dhe, po të jetë e mundur, edhe nëpërmjet punës me aleatët demokratë, që gjithmonë ndajnë rrugën e Amerikës drejt një bote më të drejtë.

Është interesante të nënvizohet sesi teoritë e Fukuyama tregojnë afinitete të konsiderueshme me punën e një studiuesi tjetër të madh neokonservator, Joshua Muravchik - pavarësisht se ky i fundit në shumë raste e ka kritikuar ekonomistin politik, në mënyrë të veçantë lidhur me konceptimin e tij për terrorizmin dhe me gjykimin e rreptë lidhur me presidencën Bush. Në realitet, qëndrimii Fukuyama shkon e rekuperon shpirtin origjinal të asaj që vetë studiuesi e ka quajtur "realizëm wilsonian", projekt që edhe Muravchik e nënshkruan: një sistem multilateralist i shumëfishtë, megjithëse gjithmonë me Amerikën në qendër, që është në gjendje ta drejtojë botën drejt ekuilibrash më të mirë; që rishikon modelin e Kombeve të Bashkuara me qëllim që të jetë në gjendje të veprojë nëpërmjet mekanizmash horizontale accountability, pa zëvendësuar për këtë sovranitetin kombëtar me një qeveri globale dhe që promovon zhvillimin politik dhe ekonomik të çdo vendi, po të jetë e mundur pa ju drejtuar preventivave.

Duket pikërisht kjo trashëgimia e neokonservatorizmit që John McCain ka dashur ta bëjë të tijën në garën për Shtëpinë e Bardhë, por që edhe Barack Obama duket se ka ndërmend ta nënshkruajë, të paktën mbi bazën e deklarimeve të para të tij. Në fakt, përtej influencës së pangatërrueshme të ushtruar nga neokonservatorizmi mbi Partinë Republikane dhe nga afirmimi i kësaj perspektive në Grand Old Party fillimisht me Doktrinën Bush dhe në vijim me zgjedhjen zyrtare të John McCain si kandidat presidencial, ajo që habit më shumë është fakti sesi bindja neokonservatore në realitet ka ndikuar mbi të gjithë traditën politike amerikane, deri sa të bëhej pjesë e vetë Amerikës, e mënyrës me të cilën kombi shikon vetveten.

Neokonservatorizmi ka demonstruar se ka ditur të lërë gjurmë, përveçse mbi figurën e John McCain, edhe mbi Partinë Demokratike dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë mbi Barack Obamën, Presidentin e ri më popullor qysh nga kohërat e John F. Kennedy. Një president që, pikërisht si John McCain, është deklaruar se ka qëllim ta mbyllë Guantanamo dhe të abrogojë torturat në Amerikë, se personalisht është kundër abortit, por se nuk do t'i privojë gratë nga mundësia e zgjedhjes, që ushqen një fe të thellë, megjithëse, duke mos konsideruar se religiously informed argument duhet të jetë pjesë në mënyrë ta paabrogueshme e vendimeve politike të Amerikës, që e vendos në vend të parë sigurinë e Amerikës, duke uruar një përfshirje më të madhe të vendit të tij në Afganistan dhe duke nxehur linjën e ashpër kundër terrorizmit, që e do fort një zgjidhje të çështjes palestineze, megjithëse, duke e mbështetur pavarësisht kësaj të drejtën e mbijetesës dhe sigurinë e Izraelit, që është i gatshëm të dialogojë me opozitën për një konceptim të ri dhe më të drejtë të shtetit social dhe që synon të promovojë të drejtat e njeriut në botë. Këto janë pozicione që neokonservatorizmi, përpara Barack Obama, i ka mbështetur dhe kontribuar, të rrënjosen fuqimisht në brendësi të traditës politike amerikane.

Ajo që eventualisht do të ndryshojë do të jenë mënyrat me anë të cilave Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara do të zbatojë projekte të tilla. Pavarësisht kësaj, rruga që Amerika synon të ndjekë në shekullin e 21-të është hequr dhe neokonservatorët kanë kontribuar në mënyrë të pamohueshme dhe në pjesën më të madhe që të hiqet. Nga një Grand Old Party elitare, sipërmarrësish dhe intelektualësh të mëdhenj dhe nga një Parti Demokratike në mëshirën e relativizmit kulturor që mbështeste një shtet social invadent kundrejt individit, neokonservatorizmi ka ditur të krijojë një zonë të gjerë konsensusi, transversale në të dy formacionet, që ka rekuperuar njeriun dhe familjen, kapitalizmin e koderiuar dhe besimin fetar në flamur, në thelb, atë që përfaqëson lidershipi moral i Amerikës në botë.

Neokonservatorët e kanë ndryshuar tashmë Partinë Republikane. Ndoshta sot, më shumë se kurrë, po realizohet ëndërra e tyre: të sillet Partia Demokratike në rrugën e drejtë.

(Marrë nga libri i Alia K. Nardini i titulluar "Neokonservatorizmi amerikan. Ngjitje dhe zhvillime"

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Posted via email from Shkupi Press extra