Gerrard: Kritikat për Torres, të tepërta

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është vënë në mbrojtje të Fernando Torresit, duke quajtur kritikat për spanjollin, të zmadhuara.
“Këto kritika janë të tepërta. Është e lehtë të shikosh futboll dhe nëse një sulmues nuk shënon gola, ose nëse nuk nxjerr një lepur nga kapela, ju ta kritikoni tej mase. Kjo nuk është në rregull”.
“Nëse forma e një lojtari nuk është e mirë, apo ai po lufton për të qenë në formë të mirë, është normale që ai të mos jetë në formë të mirë fizike. Unë jam i njëjtë. Unë nuk po luaj në nivelet që i di se mund të luaj, apo nëse vuaj, atëherë njerëzit thonë gjëra të njëjta për mua”.
“Ne të gjithë besojmë në Torresin, ai është njeriu ynë më i mirë në fushë. Ai është top lojtar dhe ai është golashënuesi ynë. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë prapa Torresit dhe t’i ndihmojmë atij që të kthehet në formë. Ai është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Gerrard.