Nga Massimo Fini Mobilizimi ndërkombëtar në përkrahje të ceshtjes Sakineh, gruas iraniane të dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore dhe pjesëmarrjen në vrasjen e bashkëshortit të saj (të dy fakte, në qoftë se akuzat janë të vërteta, janë padyshim të lidhura me të), do të ishte krejtësisht e pranueshme nëse në qendër të vëmendjes nuk do të ishte mënyra e ekzekutimit: ajo e vrasjes me gurë në stadium. Vrasja me gurë e një personi të ngulur brez e poshtë në tokë në fakt shkon përtej dënimit me vdekje pse është torturë.
Një torturë sadiste e menduar për vdekjen që vjen avash-avash (sepse gurët nuk duhet të jenë shumë të mëdha në mënyrë që të mos e vrasin menjëherë të dënuarin, dhe as shumë e vogla sa për të mos e lënduar). Afërmendsh një njeri, në disa raste të veçanta, edhe mund të vritet në mënyrë të ligjshme por, asnjëherë duke e turpëruar ose torturuar; aq sa tortura, të paktën zyrtarisht, nuk është e ligjshme në asnjë vend tjetër të botës edhe në kohë lufte (edhe pse amerikanët e kanë përdorur në burgun e Guantanamo-s në Kubë - me escamotage se ishte jashtë SHBA-ve). Por protesta ndërkombëtare perëndimore, nuk konteston vetëm vrasjen me gurë por, edhe dënimin me vdekje të vendosur ndaj gruas dhe për më shumë e dëshiron të lihet “menjëherë e lirë”. Ne e shohim përditë imazhit e Sakineh, që me iniciativën e Qeverisë italiane, qëndron për tre ditë në selinë e kryeministrit Berluskoni në Pallati “Chigi” dhe Ministrinë e Jashtme të drejtuar nga Franko Fratini, si dhe në ministrinë e Shanseve të Barabarta të Ministres Mara Carfagna të cilët shprehen se: “Derisa Sakineh nuk do të dalë shëndoshë e mirë dhe të lihet e lirë fytyra e saj do të na shohë nga pallati i qeverisë italiane”. Mirë.
Të kuptohemi qysh tani, dënimit me vdekje është në fuqi në shumë vende të konsideruara si kampionët e qytetërimit, për shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe asnjë shtet tjetër në botë nuk i le rrugëve të lirë vrasësit. Përsa i përket tradhtisë bashkëshortore – që është një krim i dënueshëm me dënimin me vdekje jo vetëm në Iran por, në shumë vende të tjera myslimane që kanë një kulturë dhe një moral shumë të ndryshme nga ajo e jona sidomos për atë që ka të bëjë me familjen – kemi një mendim ndryshe. Pyetja është kjo: gjykimi i një gjykatë iraniane mbi faktin e tradhtisë dhe vrasjes, që ky vend konsideron krim të rëndë janë ende sentenca të një shtet sovran apo duhet të jenë subjekt i gjykatave popullore të Perëndimit? Dhe a mundet që Sarkozi të deklarojë se Sakineh “është nën mbrojtjen e Francës” ? Pra i bie që në përputhje me idetë e tij zyrtare t’i deklarojë luftë Iranit në emër të parimeve në të cilën thotë se beson, në vend që të bëjë tregti me këtë shtet (Franca është partneri i dytë tregtar më i madh europian i Iranit, pas Italisë)?
Këtu është tabloja e parimeve. Por pas parimet gjenden njerëzit me mish dhe kocka dh interesa të tjera. Në këtë moment, një grua e re 42 vjeçe rrezikon në çdo moment që të ekzekutohet. Ajo është në qendër të një konflikti të përjetshëm ndërmjet dhembshurisë njerëzore dhe ligjit (dura lex sed lex – “ligj i fortë, por ligj” thoshin romakët), mes Antigonës që është kundër ligjit, pse varros vëllain e saj Polinikun në tokën e shenjtë dhe Mbreti Kreont që atë ligj duhet ta zbatojë edhe pse do të thotë dënimi me vdekje. Kjo është dilema e përjetshme mes Lirisë dhe Autoritetit aq thellësisht të hulumtuara nga Dostojevski tek Inkuizitori i madh i romanit “Vëllezërit Karamazov”.
Irani nuk ka asnjë detyrim ligjor t’ju sigurojë dëshmi Perëndimit për sentencat e saj sepse Gjykata ka dhënë se dënimi është i drejtë, sepse këtu ne nuk jemi përballë me një opozitar politik të dënuar përshkaka të aktivitetit të tij subversiv por, me një person të akuzuar për krime të zakonshme dhe nuk shoh se çfarë interesi ka drejtësia iraniane të vendosë në mënyrë arbitrare kundra saj. Gjithsesi Irani është i një vend madh, vend i kulturuar dhe civilizuar, shumë më i civilizuar seç e njeh Perëndimi, duhet të ketë ndjeshmëri, edhe politike, për të kuptuar një rast që është ende nën sytë e botës dhe ka detyrim moral për të dhënë informacion në lidhje me rastin Sakineh dhe mbi fajin e vërtetë. Domethënë më shumë informacion seç ka dhënë deri më tani, pa ndjerë i zvogëluar në sovranitetin e saj, edhe pse ne e dimë se kjo histori është e instrumentalizuar qysh në nisje. Pse, në këtë pikë, do të ishte njëlloj e papranueshme si dënimi në terr sesa lirimi në errësirë ashtu siç duan Ministri Fratini dhe filozofi francez Bernard-Henri Levy.
Përgatiti L. Lita)
Home »
» Rasti i gruas iraniane në dritëhijet e moralit perëndimor





