Në prag të ikjes, Fidel Kastro kupton se modeli ekonomik komunist ka dështuar

Havanë - Herët ose vonë muret shemben. Edhe lideri i Kubës komuniste Fidel Kastro ka abdikuar nga socializmi. Dhe këtë e ka bërë pa qenë përpara ndonjë gjyqi. Ka mjaftuar vetëm një gazetar amerikan i revistën prestigjioze “The Atlantic”. Dy muaj pas rikthimit të tij në publik, Fidel Kastro flet për herë të parë për situatën në Kubë për të thënë se modeli socialist i futur prej tij në 1959 nuk është më i përshtatshëm për vendin. “Modeli ekonomik kuban nuk është më i përshtatshëm për ne”. Ka qenë kjo fjalia e vetme mbi situatën në Kubë, që ka vite që është me probleme serioze ekonomike, e thënë në intervistën për revistën amerikane. 
Kjo intervistë është referenca e parë e ish-presidentit 84 vjeçar, mbi situatën e vendit të tij, që pas rishfaqes në publik më 7 korrik, pas katër vitesh i sëmurë. Në paraqitjet e tij, Fidel Kastro ka folur për rrezikun që ekziston, siç tha ai, të një luftë bërthamore midis SHBA-ve dhe Iranit. Ai kritikon Presidentin e Iranit dhe pendohet për vendimet që ka marrë në 1962 gjatë Krizës së Raketave. 
Një ndryshim linje – Një vit pasi është bërë president, Raul Castro, 79 vjeç, ka premtuar në 2007 "ndryshime strukturore", duke pranuar se paga mesatare prej 20 dollarësh në muaj nuk është e mjaftueshme, dhe nga kjo pozitë ka kërkuar që atëherë zbatimin e këtyre ndryshimeve. Në seancën e parë parlamentare të këtij viti, në gusht, Raul ka njoftuar se qeveria do të vazhdojë t’u besojë administrimin e dyqaneve të vogla punonjësve të tyre, duke kaluar përtej berberëve, por pa folur për një ekonomi të vërtetë tregu. Në njoftimin e rritjes së numrit të profesionistëve dhe reduktimin e punëtorëve të shtetit, Raul Castro i ka quajtur këto vendime si një “ndryshim strukturor” për ta bërë sistemin socialist më "të qëndrueshëm" për të ardhmen. Qeveria e Raul Kastros po studion mundësinë “pa ngut”, për një "rifreskim” të modelit ekonomik kuban, që mbahet sipas parimeve të socializmit dhe jo nga ato të tregut”, u tha gazetarëve Ministri i Ekonomisë, Marino Murillo. “Ajo do të mbetet e planifikimit qendror. Prona nuk do t’u dorëzohet punonjësve”, tha Murillo. Shteti kuban kontrollon 90% të ekonomisë, qëkur më 1959, me triumfin e Fidel Kastros, u përmbys diktatori Fulgencio Batista dhe prona private u shfuqizua. 
Përgatiti L.Lita

Posted via email from Shkupi Press extra