nora istrefi :kete vit punoj edhe si stiliste

Nora Istrefi thotë se këtë vit do të mundohet të ndajë kohë edhe për profesionin e saj të dytë, atë të kreatores së modës. Këngëtarja së fundi ka diplomuar në drejtimin e kreatores së modës, dhe thotë se shpreson këtë vit të ndajë kohë edhe për këtë profesion të saj. "Këtë vit do të vazhdoj të bëj edhe më shumë punë rreth muzikës, besoj që kohë pas kohe do të pasojnë këngë të reja dhe videoklipe të reja, dhe në këtë mënyrë do të jem më afër fansave të mi". "Ndërsa sa i përket profesionit të dytë, atij si kreatore, e kam lënë anash pak për shkak të kohës. Por këtë vit do të ketë të reja edhe për këtë", ka thënë Nora gjatë një interviste.