Opinionisti popullor i “Big Brother albania” Arian Komoni ,ka folur në lidhje me historitë e dashurisë të krijuara në këtë reality show. Ai ka folur në lidhje me historitë e dashurisë të krijuara në këtë reality show, duke u ndalur ne lidhjen e Erionit me Bertinen:
''Gjatë jetesës në shtëpi si Bertina ashtu edhe Erioni ngurronin të shprehnin dobësinë që kishin për njeri-tjetrin dhe kjo për shkak të karaktereve të tyre. Të dy hezitonin që të thoshin “të dua” apo fjalë të tjera dashurie ndërkohë që kuptohej që kishte diçka të vërtetë midis tyre. Lidhja e tyre nuk kaloi në melodramë aq më tepër që u diskutua shumë për Erionin, i cili u ndje i dëshiruar edhe nga femra të tjera si Olta apo Ada. Kur reality mbaroi ai nuk pati asnjë hezitim më dhe është bashkuar menjëherë më Bertinën pa dhënë sqarime për situatat e tij, të cilat kishin bërë të lindnin edhe dyshime.''
Ai ka folur edhe per problemin e lidhjes se tyre:
''Ata kanë një problem që e kam thënë edhe më parë. Në dashuri ashtu si në jetën e përditshme vendoset në çift një lloj “dominimi” i një partneri ndaj tjetrit. Bertina dhe Erioni janë shumë të ngjashëm në këtë pikë. Të dy e kërkojnë këtë rol, kuptohet instiktivisht''.
Ne kete interviste per Gazeta Shqiptarem ai ka thene se dashurite e BB zakonisht mendohet se jane te sajuara dhe nuk jane te verteta: ''Shumë thanë që ishte një lidhje vetëm për show dhe nuk do të zgjaste shumë.Janë një çift që shkojnë shumë mirë me njeri-tjetrin edhe sot që po flasim bashkë''