Mitet që mbizotëruan debatet mes Niksonit dhe Kenedit

“Guardian”

 

Pesëdhjetë vjet më parë, “debati i madh” televiziv  midis kandidatit republikan për president Riçard M. Nikson dhe senatorit Xhon F. Kenedi, kandidat i propozuar nga demokratët, tërhoqi rreth 70 milionë shikues, audienca më e madhe e regjistruar ndonjëherë  në historinë e Amerikës për sa u përket ngjarjeve politike. Gjashtë mite kanë sunduar në raportet e ndryshme të këtij konfrontimi historik. Të gjashta këto mite që qarkullonin në mediat e asaj kohe janë përmbledhur nga një mik i Kenedit, i cili e ndihmoi atë në negociatat dhe kushtet për debatin e Çikagos.

 
1. “Nikson fitoi në radio” ku publiku nuk mund të shikonte dot pamjen e tij dërrmuese, i tensionuar si rezultat i shtrimit të tij të fundit në spital për një dëmtim në gju, djersët i kullonin vija-vija dhe sytë e tij hapeshin e mbylleshin me një nervozizëm të ndryshueshëm. Sekretari për shtyp i tij fajësoi televizionin për humbjen e tij. Gjatë debatit të dytë në Uashington, këshilltarët e Niksonit insistuan për një studio më të freskët dhe për fokusimin e kamerave në reagimet e Niksonit. Dëgjuesit në radio, ende mund të dëgjonin ngurrimin e habitshëm të zëvendëspresidentit për t’u mos u pajtuar me përgjigjet e Kenedit në shumë pika, duke u ndalur në krahasimet e statistikave të Ajzenaurit dhe Trumanit, në një përpjekje të kotë për ta paraqitur veten si një “Nikson i ri”. Tamam si një debatues Universiteti, ai i drejtohej Kenedit, ndërsa ky i fundit i drejtohej kombit dhe rivalit të saj Bashkimin Sovjetik.
2. Debati nuk i ndryshoi votat për të bërë një diferencë ndërmjet të dy kandidatëve. Duke theksuar pyetjen midis elektoratit amerikan se “cilën parti dëshironi të drejtonte vendin?
Kenedi edhe njëherë, në mënyrë të vendosur, pati mbështetje në radhët e demokratëve, e cila u vu në dyshim për moshën dhe fenë e tij, sidomos në Jug, duke rritur statusin e tij në mesin e të pavarurve që dinin shumë pak për të. Ditën tjetër në Ohajo “era” e rezultatit filloi të ndihej, kur senatori demokrat, Frenk Lause, vendosi të shfaqej në paradën e makinave, ku tërhoqi një numër rekord spektatorësh përgjatë rrugës, përfshirë këtu një numër të jashtëzakonshëm të femrave “leapers” (gratë e reja që kërcenin kur shikonin makinën e Kenedi të kalonte rrugën). Kenedi nuk e përfundoi fushatën e tij elektorale natën e debatit, ashtu siç komentoi Don Heit, i cili drejtonte transmetimin e saj. Në ditën e zgjedhjeve, megjithëse me një diferencë të vogël votash, ishte performanca e Kenedit ajo që bëri gjithë ndryshimin.
3. “Kenedi  nervoz” përballet me një rival më me shumë përvojë, i cili ishte i famshëm për debatin me Nikita Hrushov, liderin e Bashkimit Sovjetik. Në fakt Kenedi, i cili nuk kishte asnjë trajner debati, arriti në Çikago një ditë para debatit, duke shqyrtuar pyetje dhe çështje të ndryshme në rrezet e diellit mbi çatinë e hotelit të tij. Ndërsa Nikson kishte ardhur një javë para debatit, duke u mbyllur në suitën e një hoteli së bashku me trajnerin e tij të debatit. Sigurisht, Kenedi asnjëherë nuk u pajtua me ata që besonin se nga të gjitha gjërat që duhej të bënte, ishte vetëm të shfaqej. Ai më pas tha në Minesota se “Është më lehtë të “luash” Harvardin, pasi ke luajtur shtetin e Ohajos”.
4. “Debatet e fushatave presidenciale janë një shtyllë e sistemit demokratik”. Është e vërtetë që ato mund të rrisin interesin e votuesve, gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tyre. Pikërisht është kjo çka presim për tyre. Presidentët dhe kandidatët nuk duhet të marrin vendime të rëndësishme brënda kohës prej 2.30 minutash që është përcaktuar për të dhënë përgjigjet dhe në deklaratat prej 4 minutash të mbylljes.
5. Efekti i mediave në këtë seri debatesh, sinjalizuan një ndryshim në armiqësitë tradicionale të kandidatëve për të siguruar më shumë kohë të lirë për ta. Edhe pse duke filluar nga viti 1960, mediat kanë vazhduar për fat të mirë t’i japin më shumë kohë debateve presidenciale, dhe ende kërkojnë shuma të mëdha parash, për t’i paraqitur votuesve  programin e kandidatëve.
6. “Ishte një stil mbi substancë” fitorja e Kenedit. Në fakt ishte më substancore dhe me më shumë ngjyrim debati i parë sesa debatet e sotme politike, me komercalizimin gjithmonë në rritje, në të cilën retorika ekstremiste kërkon nga presidentët që t’u përgjigjen kërkesave më të “egra”.
Edhe pse në atë kohë u pa si një konfrontim midis dy pikëpamjeve kundërshtuese, e vërteta është se të dy kandidatët nuk ndryshonin shumë në debatin e parë. Dhe ndërsa Kenedi ndoshta do të gjente një “shtëpi” në Partinë Demokratike të sotme amerikane, nuk ka gjasa që Nikson të marrë një pritje të ngrohte në mesin e republikanëve të sotëm.

Posted via email from Shkupi Press extra