Kina, Japonia dhe deti

New York Times

 

Kina dhe Japonia kanë arritur me mençuri të ndalen për të shmangur ndonjë konfrontim në Detin Lindor të Kinës. Por gjithsesi, stepja cilësohet si dështim. Incidenti tregoi potencialin alarmant për kontestet territoriale të cilat u përshkallëzuan shpejt, ku si Japonia, edhe Kina, duhet të punojnë shumë për të gjetur një zgjidhje për pretendimet e tyre. Nuk dihet se i kujt është faji, kur para dy javësh një varkë peshkimi kineze u konfrontua me dy anije patrullimi japoneze në ujërat pranë ishujve që përsa i përket “pronësisë” së tyre kontrollohen nga Japonia, përfshirë këtu edhe Tajvanin. Japonia e ktheu në Kinë barkën e peshkimit dhe liroi ekuipazhin, por mbajti kapitenin, i cili u kërcënua se do të ndiqej penalisht me akuzën se pasi u ndesh me anijet e patrullimit, refuzoi t’u bindej urdhërave të zyrtarëve të këtyre anijeve. Kina pas këtij incidenti, ndërpreu marrëdhëniet diplomatike, arrestoi katër shtetas japonezë dhe pezulloi eksportet e mineraleve të rralla tokësore, minerale të nevojshme për Japoninë për ndërtimin e makinave hibride, rraketave të telekomanduara, dhe turbinave me erë. Me rritjet e tensioneve, Japonia në fund e liroi kapitenin, dhe të shtunën ai u drejtua për në Kinë.

 
Pronësia e ishujve të pasur me peshk, burime nafte dhe gazi natyror, ka qenë e  diskutueshme për dekada të tëra. Pretendimet e Kinës janë bërë gjithnjë e më të mprehta gjatë muajve të fundit. Pekini ka filluar edhe duke e quajtur Detin e Kinës Jugore, ku Vietnami dhe dy Koretë kanë gjithashtu pretendime. Në botën diplomatike, këto janë fjalë luftuese. Kina e detyroi Japoninë të tërhiqej, por megjithatë kjo nuk i solli anjë favor asaj. Sjellja e saj detyruese do t’i bëjë fqinjët e saj më të merakosur për qëllimet e Pekinit. Gjithashtu ka edhe pyetje në lidhje me qëllimet e Tokios. Rojet bregdetare japoneze gjatë patrullimit në ujërat e diskutueshme, gjithmonë kontrollojnë anijet e peshkimit kinez, duke hipur në bordin e tyre për të nënkuptuar mesazhe kërcënuese, dhe pastaj i kthejnë përsëri mbrapsht. Përplasja këtë herë duket më serioze, kryesisht për shkak se luftanijet kineze shumë shpesh lundrojnë afër ujërave kombëtare të Japonisë. Plagët në Kinë gjatë pushtimeve të gjata dhe brutale të Japonisë nuk janë shëruar ende. Por të dy vendet janë përpjekur të punojnë së bashku për frenimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka një aleancë të fortë me Tokion, ka inkurajuar Kinën për t’u bërë një lojtar më e përgjegjshme në rajon. Administrata Obama ka ofruar për të "lehtësuar" bisedimet që do të sigurojë lirinë e lundrimit dhe do të inkurajojë të gjithë shtetet për të zgjidhur pretendimet e tyre në mënyrë paqësore. Kjo nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjet  territoriale, por ajo do t’i zbeh ato, në mënyrë që incidente të tilla të mos cënojnë paqen ndërkombëtare. 

Posted via email from Shkupi Press extra