“Kaka tek Interi? Është thjesht një fantazi. Fushata jonë e transferëve është mbyllur. Ne duhet të fokusohemi te lojtarët tanë”, ka thënë Paolillo për faqen zyrtare të zikaltërve.
Më tej ai ka folur edhe për sezonin e ri, duke shprehur bindje të plotë se Interi do të jetë konkurrenti kryesor për titull edhe këtë edicion.