Ish-mesfushori i Juventusit u largua nga ndeshja në minutën e 66-të, ndërsa menjëherë pas u dërgua në spital për të bërë një CT, që rezultoi se kishte lënduar brinjët, mirëpo nuk kishte asgjë të thyer.
Braziliani i ka thënë faqes zyrtare të Wolfsburgut se tash për tash ndjen dhimbje të madhe, mirëpo nuk është i sigurt nëse do të jetë ose jo në gjendje të luajë kundër Hamburgut të mërkurën.