Ndër sendet e shumta në zyrën e Haley Barbour në Jackson, Missisipi, qëndron e varur një tabelë ku shkruhet: "Pushteti të korrupton, por pushteti absolut është argëtues". Në këtë sezon me zgjerim të madh të konservatorëve, Barbour po fillon të fitojë pushtet absolut. Si kryetar i Asocimit Qeveritar Republikan, ai po e laboron planin për të fituar ose për të mbajtur të paktën 28 kandidatura për partinë e tij në nëntor. Mbledhja e tij e fondeve, e cila pritet t'i kalojë 90 milionë dollarët deri në ditën e zgjedhjeve, e ka lejuar të përfitojë miliona dollarë për të financuar fushatën që do të ndihmojë të gjithë republikanët që të avancojnë gjithnjë e më shumë në zgjedhje dhe të gjenerojë shpërblime të shumta nga investitorët bujarë. Padyshim është momenti për të bërë një mbyllje të mirë të karrierës së 62-vjeçarit, i cili ka qenë 2 herë kryetar i Partisë Republikane dhe ka fitur dy mandate si guvernator i Missisipit. Por me sa duket, burri i quajtur Haley është duke menduar tashmë një nominim eventual të presidencës së Partisë Republikane dhe duke e ditur që pjesa tjetër e fushës është disi e lëkundur, ka mundësinë që këtë vendim ta kthejë në superlajm gjithashtu. Barbour ia ka bërë të qartë rrethit të tij të ngushtë se ndërkohë që i respekton shumë rivalët e tij potencialë në Shtëpinë e Bardhë, nuk është i frikësuar nga asnjëri prej tyre. Barbour ende nuk e ka vendosur, por padyshim po sillet sikur do të kandidojë. Ai po përpiqet ta kthejë rekordin e tij të gjatë si një lobist i Uashingtonit në një aset. I thotë mbështetësve të tij që të jenë gati. Sapo ka planifikuar një udhëtim për në New Hampshire në axhendën e tij dhe gjithashtu ka organizuar një konferencë gjigante shtypi në një dhomë plot me reporterë në Uashington pas një periudhe relativisht të gjatë heshtjeje. Sipas Barbourit, politikat fiskale të Barack Obamës kanë rezultuar të jenë një dështim për votuesit dhe me këtë rast i ka hapur derën drejt një viti të ndritur për partinë e tij. "Mendoj se popolli amerikan e ka kuptuar", shpjegon Barbour, "na duhet që të fokusohemi më shumë tek vendet e punës dhe ekonomia në vend që të shpenzojmë 15 muaj në një të ashtuquajtur reformë shëndetësore, që në fakt, nuk bën asgjë tjetër përveç se rrit koston e kujdesit shëndetësor". Barbour është një nga themeluesit dhe garantuesit kryesorë të strukturës së pushtetit të brendshëm Beltway. Kjo në fakt, e vë në pozita jo shumë të favorshme me segmentin më të fuqishëm të GOP-it, të drejtuar nga rivalët e vitit 2012, Sarah Palin dhe Senatori i Karolinës së Jugut, Jim DeMint. Kjo do të thotë që kandidatura e tij do të kushtëzohet në një moment apo në tjetrin nga vendimi i republikanëve nëse ata do të mendojnë që një zgjedhje tradicionale do t'i krijonte shanset më të mira për të mundur Obamën në zgjedhjet e përgjithshme. Nuhatja e mirë e Barbourit për politikë, me e mirë se e çdo kandidati tjetër, i mundëson atij në çdo moment aftësinë për të shërbyer si një urë lidhëse ndërmjet traditës së partisë dhe koncepteve moderne, qoftë si kandidat apo këshilltar. Gjatë një mbledhjeje të rëndësishme të aktivistëve të Republikanëve të Jugut në muajin prill, Barbou bëri një paralajmërim për nevojën e bashkimit në një parti, e cila ka faje shumë të mëdha. "Barck Obama është duke u lutur që votat e konservatorëve të jenë të ndara", i tha Barbour turmës. "Nuk mund ta lejojmë këtë që të ndodhë". Nëse Barbour katapultohet në garën për Shtëpinë e Bardhë, paratë do të jenë bileta e tij hyrëse. Ish-lobisti i Washingtonit ka një aftësi të veçantë për mbledhje fondesh. Disa zyrtarë republikanë mendojnë se mund të mbledhë rreth 75 milionë dollarë deri në vitin 2011, një shifër kjo që vetëm Newt Gingrich, Mitt Romney dhe Palin mund t'i afrohen. Ai është gjithandej Barbour i ka hyrë politikës sa për traditë aq edhe për instikt. Stër-stër-stër-stërgjyshi i tij, Walter Leake ka qenë një nga dy senatorët e parë të Missisipit dhe guvernatori i tij i tretë. I jati i tij, një avokat, pësoi një atak kardiak fatal kur Haley ishte vetëm 2 vjeç. Ai është rritur me nënën e tij në Yazoo City (me një popullsi prej 10.000 banorësh), të cilën edhe sot e kësaj dite e quan shtëpinë e tij dhe studioi për histori dhe shkenca politike tek Ole Missisipi. Barbour e kapërceu periudhën e praktikës për të punuar në fushatën zgjedhore të presidentit Nixon në vitin 1968 dhe pasi arriti të marrë diplomën e drejtësisë ka kaluar shumë vjet duke punuar si drejtor politik në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Ronald Reagan. Si kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, ai luajti një rol vendimtar në përpilimin e Kontratës me Amerikën dhe gjithashtu parashikoi dallgën jonormale elektorale të republikanëve. Gjatë 15 viteve të fundit, Barbour ka fituar miq, influencë dhe si një njeri i brendshëm i Washingtonit, pasuri gjithashtu. Ka qenë pikërisht në firmën e njohur si BGR (B për Barbour) aty ku ai vulosi reputacionin si një nga politikanët më të palodhur që ka parë ndonjëherë Washingtoni dhe një nga më të suksesshmit gjithashtu. Lista e klientëve të tij atje do të ishte çështje kryesore në çdo garë ndërkombëtare. BGR ka përfaqësuar kompani duhani dhe qeveri të jashtme. Në të njëjtën kohë, Barbour njihet si një republikan që mund të zihet me demokratët gjatë gjithë ditës pa pushim dhe në darkë pastaj t'i ftojë para një shishe vere të vjetëruar. Në këtë kohë, Barbour mund t'ia lejojë vetes luksin e të qenit bujar pasi më shumë ka fituar se sa ka humbur gjatë jetës së tij. "Ajo që askush nuk kupton tek Haley", thotë një aleat i tij, "është që ai të bën të punosh gjatë gjithë kohës". Në vitin 2003 ai u kthye në qytetin e tij për të kandiduar si guvernator, duke mundur kandidatin demokrat dhe duke marrë mbi shpatulla detyrën e vështirë për të drejtuar dhe për të ndryshuar rrënjësisht një shtet që ka prekur fundin disa herë në aspektin ekonomik, edukativ dhe në atë të cilësisë së jetës. Barbour ka një anë pak të njohur shkundëse dhe si guvernator ai ka ndërrmarë reforma drastike, ka shtrënguar rripin e shpenzimeve, është përqendruar në përmirësimin edukativ dhe në përforcimin e ligjit dhe ka sjellë në shtet disa koorporata shumë të fuqishme. Por, sipas Kushtetutës së shtetit, guvernatorët kanë një pushtet shumë të vakët në Missisipi dhe demokratët vazhdojnë të dominojnë një pjesë të gjërë të sektorit duke zmbrapsur kështu shumë iniciativa të mira të Barbourit. Kur ai lë detyrën vitin tjetër, shteti vazhdonte të ishte i 50-ti në renditje për cilësinë e jetës. Por, në llogaritjet që u bënë pas Uraganit Katrina, Barbour ishte i vetmi guvernator i cili dukej më i zgjuar dhe më i fortë seç ishte më parë. Katër muaj më vonë ai dukej i qetë dhe i palodhshëm. Megjithatë, ai përdori edhe kontaktet e tij legjendare me administratën e Bushit për të përshpejtuar paratë dhe ndihmat për shtetin e tij. Gjatë një ceremonie në Gulfport më 29 gusht ku përkujtohej pesëvjetori i uraganit, Atë Louis Lohan bëri një tribut për performancën e guvernatorit gjatë tragjedisë. "Ai është në një farë mënyre si Jezu Krishti", tha Lohan. "Ai është gjithandej, ngado që të kthesh kokën". Ashtu si Bill Clinton, Barbour është një njeri që i referohet vetëm politikës praktike të çdo dite. Pa shumë pretendime dhe i prekshëm, ai e prezanton veten si Haley dhe i mbyll fjalimet e tij me disa rreshta të këndshme humoristike. "Më duket se kemi disa gjëra të mira për të ngrënë adej mbrapa", tha ai gjatë një ceremonie për projektin e strehimit afatgjatë në Pass Christian. "Të shohim se sa do më mundni në grënien e ëmbëlsirave". Gjatë një kokteili para një turneu golfi për bamirësi, ai i tha turmës me shaka, "Shkoni se filloi kokteili". A do të kandidojë? Gjatë periudhës së Partisë Tea, Barbour mund të dukej si një përson jashtë mode. Disa nga bështetësit e tij thonë se i mungon ai pasioni dhe gjaknxehtësia në performancat publike. Ndryshe nga Reagan, Barbour nuk i përmend shpesh njerëzit e vërtetë për të shpjeguar çështjen. Fjalimet e tij janë të mbushura me humor thumbues dhe retorikë ngacmuese, por radhëherë arrin që të ndjellë emocion të gjallë apo ndjenjë të çdo lloji. E megjithatë, ai është një fetar i devotshëm dhe një biznesmen i madh republikan. Demokratët si Donna Brazile apo David Axelrod e konsiderojnë atë si bashkëpunues dhe në disa raste një mik të vërtetë dhe Barbour mendon të njëjtën gjë për ta. Disa dekada në Washington i kanë mësuar atij që asnjëherë mos t'i krijojë vetes armiq që nuk i duhen. Barbour është i ndërgjegjshëm për vështirësinë e sfidës për të fituar dhe për të mundur Obamën, por në një intervistë të kohëve të fundit ai rrëfeu se ka në plan të bashkojë dobësitë me ambiciet e tij dhe ndoshta të provojë diçka të re vitin tjetër. "Nëse kandidoj për president, do të keni në krye të vendit atë që shihni këtu para syve. Jam nga Missisipi. Nuk kam një dialekt jugor", tha ai. "Kam qenë një lobist dhe një lobist tmerrësisht shumë i zoti… Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara më 21 Jjanar 2013 duhet të fillojë të lobojë. Do të lobojë në kongres. Do të duhet të lobojë me vendet e tjera. Do të duhet të lobojë në komunitetin e biznesit. Ai do të dihet të lobojë në qeveri, pasi kjo është ajo çfarë duhet të bëjë një president dhe mendoj se ky është avantazhi im më i mirë". Përgatiti
Home »
» Haley Barbour, republikani që mund të zëvendësojë Obamën





