Guidë për një parti bashkëkohore


Përvoja e Barack Obama na mëson një mënyrë të re të të bërit politikë nëpërmjet një pjesëmarrjeje të decentralizuar dhe një modeli të ri partie që ndërvepron me shoqërinë.

Nuk ka dyshim se përvoja politike e Barack Obama përfaqëson deri më tani interpretimin më efikas të lëvizjes politike demokratike bashkëkohore. "Organizing for America" është një organizatë dinamike në gjendje që të përfshijë miliona njerëz përreth mesazhesh të qarta dhe objektivash të përkufizuar në mënyrë pragmatiste; që njeh dhe i jep vlerë kontributit të çdo votuesi të veçantë, të cilit nuk kufizohet që t'i kërkojë aderimin në një projekt politik me votën, por që e bën protagonist falë përfshirjes sistematike të përbërë nga vullnetarizëm dhe donacione të vogla të përsëritura në kohë; që përdor Rrjetin, jo si surrogat të një aparati të pranishëm në mënyrë kapilare në terren, por për të mbështetur një organizatë fluide në të cilën agregimi në nivel lokal ndodh parasëgjithash rreth temash dhe fushatash. Presidencialet amerikane kanë shënuar një kalim kulturor në mënyrën e organizimit të politikës, duke e ndërtuar suksesin falë qeverisë së vetëdijshme të një lëvizjeje popullore më shumë se duke kontrolluar një aparat partiak të strukturuar në mënyrë hierarkike. Është partia bashkëkohore ajo që merr formë dhe paraqitet si alternativë ndaj formave të pjesëmarrjes në të mirën publike që janë pjesë e një kulture të shoqërisë së masave që tejkalohet çdo ditë nga faktet.

Transparencë, pjesëmarrje dhe bashkëpunim

Janë tri fjalët kyçe që karakterizojnë organizatat e shekullit XXI dhe që duhet t'i japin formë modelit organizativ të një partie bashkëkohore: transparencë, pjesëmarrje dhe bashkëpunim. Këto tri dimensione, nga pikëpamja etike dhe programatike, duhet të jenë pjesë e një lëvizjeje politike që aspiron të interpretojë shoqërinë e sotme dhe të mirëqeverisin atë. Transparenca promovon përgjegjësinë dhe meritën ose, siç e thotë Louis Brandeis: "Drita e diellit është më i miri dizinfektuesve". Mirëqeverisja nuk mund të lihet mënjanë nga marrja e përgjegjësisë nga ana e atij që menaxhon të mirën publike dhe nga promovimi i kujt e meriton, domethënë nga refuzimi pasues i atij që nuk arrin rezultatet e paracaktuara. Transparenca është parimi i parë që duhet të përfshihet si në modelin organizativ të një partie bashkëkohore, ashtu dhe në propozimin politik të saj. Në këtë kontekst, informacionet që i përkasin jetës së lëvizjes politike duhet të jenë pasuri e të gjithë qytetarëve, pa kurrfarë kufizimi. Është modeli i Freedom of Information Act në fuqi në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe dhe në Suedi, që sot gjen një domethënie të re falë aksesit real ndaj të dhënave, informacioneve dhe dijeve të bëra të mundura nga interneti. Në praktikë, transparenca nënkupton të impenjohesh për të vënë online të gjitha informacionet e lidhura me aktivitetin e partisë dhe të enteve qeveritare nga të zgjedhurit e saj, duke nxitur gjithashtu feedback-un e qytetarëve për të identifikuar informacionet që ata i konsiderojnë më të dobishme për të kuptuar rezultatet e prodhuara nga kush administron të mira dhe prodhon shërbime me paranë publike. Në Shtetet e Bashkuara, një prej akteve të para të administratës Obama ka qenë bërja e detyrueshme e botimit të të dhënave publike në formate të hapura dhe të ripërdorshme, me qëllim që kushdo të mund t'i shkarkojë, konsultojë apo ripërpunojë. Në Britaninë e Madhe projekti kombëtar i çlirimit të të dhënave i është besuar Tim Bernes-Lee, shpikësit të World Wide Web. Pjesëmarrja aktive e qytetarëve është një instrument për të promovuar mirëqeverisjen dhe për të përmirësuar cilësinë e vendimeve. Në fakt, sot dituria është fuqimisht e përhapur në shoqëri dhe duhet të adoptohen sisteme eficentë dhe efikasë që i mundësojnë atij që menaxhon një parti dhe atij që qeveris gjënë publike të ketë akses në një dituri të tillë për t'i nxjerrë avantazhe në favor të të gjithëve. Kështu, kultura e pjesëmarrjes që duhet të promovohet nga një parti bashkëkohore nuk ezaurohet në kërkimin e zgjedhësve që të jenë të pranishëm në debate dhe kuvende, të organizojnë çadra apo të zbresin nëpër sheshe në rast nevoje. Ajo duhet të frymëzohet nga crowdsourcing dhe nga sistemet që favorizojnë shfaqjen e inteligjencës kolektive. U referohemi në mënyrë eksplicite përvojave të Wikipedia, Facebook apo Twitter. Në të gjithë këto raste ekziston një platformë dhe rregulla që i përcaktojnë përdorimin: rregulla të tilla përcaktojnë se çfarë mund të bëhet duke lënë gjithsesi një hapësirë të madhe diskrecionaliteti kujt dëshiron që të kontribuojë. Për shembull, të gjithë mund të shkruajnë në Wikipedia, ama duke mbajtur parasysh se bëhet fjalë për një enciklopedi dhe, për pasojë, zërat duhet të jenë të redaktuar duke ndjekur formate të caktuar, me mbështetjen e referimeve të përshtatshme bibliografike e kështu me radhë. Këto rregulla lehtësojnë pjesëmarrjen sepse japin një kornizë referimi, por nuk thonë asgjë se cili do të jetë drejtimi ndaj të cilit do të zgjerohet enciklopedia apo cilat do të jenë gjuhët në të cilat ajo do të jetë e disponueshme. Hapësira e lirisë e parashikuar është ajo që inkurajon një pjesëmarrje, që ndodh në respektim të mundësisë dhe disponueshmërisë të secilit.

Në mënyrë të ngjashme, Facebook dhe Twitter vënë në dispozicion platforma që i mundësojnë cilitdo që të krijojë aplikacione të reja që mundësojnë aksione sociale specifike: pjesëmarrje në lojëra shoqërie, mundësie dhurimi objektesh dixhitale (virtual gift), promovim kauzash sociale si grumbullimet e fondeve apo aderimet në kauza humanitare e kështu me radhë. Është pikërisht prania e një numri në rritje aplikacionesh që kënaq nevoja anësore gjithnjë e më të vogla, duke kontribuar në zgjerimin e pafundëm të këtyre vendeve dixhitale, përderisa çdo aplikacion i ri ofron mundësi ndarjeje dhe mundëson të përfshihen njerëz të tjerë.

Në praktikën e partisë bashkëkohore, pjesëmarrja nënkupton të përfshihen sistematikisht zgjedhësit në projektimin dhe në zbatimin e programit të partisë dhe të veprimit të qeverisë. Jo me operacione jorealiste si t"u kërkohet të hartojnë një program në mënyrë korale nëpërmjet një wiki, por duke nxitur kontribute të vogla, të përhapura, të vazhdueshme dhe brenda mundësive të të gjithëve. Këto kontribute duhet të shërbejnë për të promovuar aksione pozitive e konstruktive dhe duhet të bëhen në mënyrë të tillë që çdo aksion ta lërë një gjurmë, në mënyrë që çdo gjurmë (reale apo dixhitale) të bëhet një mesazh.

Së fundi, bashkëpunimi është komponent i nevojshëm për pjesëmarrjen: në fakt, nëqoftëse individi merr pjesë në një grup që të realizojë një projekt, paralelisht grupet duhet të bashkëpunojnë midis tyre për ta kompletuar procesin. Edhe njëherë akoma, ky parim është i vlefshëm si në nivelin e partisë, ashtu dhe në nivel të qeverisjes së gjësë publike.

Komponentet e veçanta të partisë, grupet territoriale dhe sidomos ato që agregohen mbi bazën e temave, interesave dhe fushatave nuk mund të qëndrojnë qeliza të vetmuara që nuk dialogojnë midis tyre për çështje oportuniteti apo largësie gjeografike. Përkundrazi, është e nevojshme që të adoptohet bashkëpunimi si rregull, duke parashikuar raste dhe afate për t'i bërë grupet të ndërveprojnë si në vendet reale, ashtu dhe në ato dixhitale.

Në mënyrë të ngjashme, nuk ka kurrfarë motivi për të cilin një administratë që mund të gëzojë praktika të mira të mos ua vendosë këtë knowë how në dispozicion të administratorëve apo të kandidatëve nga anë të ndryshme të vendit. Pjesërisht, kjo ndodh institucionalisht, falë programeve ministrore që propozohen për të grumbulluar dhe përhapur praktikat më të mira të administratës publike. Me më shumë arsye duhet të ndodhë në nivel partiak, duke qenë se aftësia për të ndarë shembujt e ekselencës dhe për t'i replikuar ato falë bashkëpunimit përfaqëson një avantazh kompetitiv ndaj partive të tjera.

 

Nga hierarkia tek rrjeti

Transparencë, pjesëmarrje dhe bashkëpunim janë ADN-ja e një partie bashkëkohore: duke u nisur nga kjo fjalë kyçe është një strukturë organizative që të jetë efikase, rezistuese ndaj sulmeve (fleksibël), që favorizon novatorizmin dhe që kushton pak.

Për ta bërë, duhet të braktisim modelin hierarkik tipik të partive të masave dhe të orientohen ndaj ndërtimit të një rrjeti, duke e përqendruar vëmendjen ndaj lidhjeve, përveçse ndaj personave që marrin pjesë në netëork. Në këtë kontekst, është me vend të kujtohet se janë pesë elemente që karakterizojnë një rrjet suksesi:

 

- Njerëzit që lidhen dhe grupohen falë përbashkësisë së interesave, atributeve, objektivave apo nëpërmjet aksionesh të vetëdijshme qeverisjeje. Duhet të favorizohen këto lidhje të shëndetshme dhe të bazuara mbi shkëmbimin e vlerave në vend të atyre të frymëzuara kryesisht ndaj përkatësisë së grupeve të pushtetit, që janë në fakt të përkohshme dhe varen kryesisht nga aftësia e kujt qëndron lart për të siguruar benefite për nivelet më poshtë;

- Diversiteti është i rëndësishëm: pavarësisht se grupet formohen rreth atributesh të përbashkëta, rrjetet më jetike favorizojnë diversitetin në karakteristikat e nyjeve dhe të lidhjeve;

- Në rrjetet robuste, dy nyje komunikojnë midis tyre nëpërmjet rrugëtimesh të ndryshme, sepse nëqoftëse nyjet apo lidhjet të hiqen, është e mundur të ruhet marrëdhënia dhe transmetimi i informacioneve nëpërmjet rrugësh të tjera (ky është një prej parimeve mbi të cilat bazohet interneti);

- Disa nyje janë superiore respektivisht të tjerave: bëhet fjalë për hub-e (nyje që kanë një numër të madh lidhjesh), për ndërmjetës (nyje pa të cilat pjesë të rrjetit do të rezultonin të çkyçura) dhe të boundary spanner (nyje që lidhin dy ose më shumë cluster). Këto role janë themelorë për shëndetin e një rrjeti;

- Pjesa më e madhe e nyjeve të një rrjeti është e lidhur midis tyre në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe është e rëndësishme të minimizohet gjatësia e lidhjeve, pasi që rrugëtime shumë të gjata provokojnë vonesa dhe deformime në transmetimin e informacioneve dhe në shkëmbimin e dijeve dhe të përvojave.

 

Edhe pse jemi mësuar t'i shikojmë organizatat në termat e organigramave piramidale, të gjithë e dimë se kompani, ente, shoqata dhe sidomos partitë zhvillojnë një strukturë informate marrëdhëniesh që i përcakton funksionimin real. Një parti bashkëkohore duhet t'i ketë parasysh në mënyrë eksplicite, me objektivin që të qeverisë në mënyrë të vetëdijshme një organizatë që duhet të arrijë objektivat që ka paracaktuar.

Rrjetet mund të enden dhe të evoluohen: në çdo kalim rrjeti bëhet më elastik dhe me aftësi më të madhe përshtatjeje. Përgjithësisht, fillohet nga fragmente të izoluara në të cilat grupet e vogla nuk e kanë maturuar akoma vetëdijen se mund të jenë pjesë e një sistemi më të madh: në këtë fazë është i nevojshëm një lider që të marrë mbi vete përgjegjësinë e network weaver, domethënë të endësit, duke i mundësuar rrjetit që të kalojë në një strukturë të mbiquajtur hub-and-spoke (qendër dhe rreze).

Në një konfigurim hub-and-spoke nyja qendrore mban në jetë të gjithë rrjetin, fut ide të reja dhe ua përhap nyjeve të tjera. Kjo tipologji rrjeti e përqendron pushtetin dhe cenueshmërinë tek hub-i: nëqoftëse endësi dështon në detyrën e tij apo braktis ndeshjen, atëhere kthehet në copëzat e vogla.

Në një rrjet jetik, rrezet nuk mbesin të ndara për një kohë të gjatë dhe endësi fillon që të lidhë individë dhe grupe me qëllim që të bashkëpunojnë midis tyre dhe të prodhojnë lidhje të reja. Dora-dorës që kjo ndodh, network weaver bëhet lehtësues dhe duhet të merret që t'i qarkullojë informacionet në mënyrë efikase, duke krijuar kështu raste takimi midis grupeve të ndryshme që formojnë rrjetin. Pasi grupet lidhen midis tyre dhe zhvillojnë aktivitete të përbashkëta, endësi mund ta zbusë lidhjen me secilin prej tyre duke çliruar resurse për të mirëpritur nyje dhe grupe të reja duke e rritur rrjetin. Në këtë pikë, në rrjet do të shfaqen endës të rinj, njerëz që e zhvillojnë natyrshëm detyrën e lidhësit midis grupeve të ndryshme dhe që janë me rëndësi themelore për të siguruar vitalitetin e organizatës.

Aktiviteti i network weaving është i dyfishtë: nga njëra anë bëhet fjalë për të ndërtuar marrëdhënie duke thyer çdo barrierë të mundshme dhe duke lehtësuar qarkullimin e informacioneve; nga ana tjetër konsiston në të kuptuarin sesi të lehtësohet bashkëpunimi me qëllim që të gjithë aktorët të përfitojnë. Rastet e bashkëpunimit duhet të përfshijnë aktivitete të thjeshta dhe afatshkurtra me veprime me frymëmarrje më të gjerë. Në terma të tjera, siç do të shikojmë më poshtë, endja e një rrjeti nuk mund të lihet mënjanë nga projektualiteti.

Dalja e endësve të rinj e lëviz rrjetin drejt një konfigurimi të ri, që rëndom quhet small world (botë e vogël) dhe që karakterizohet nga prania e shumë hub-eve. Kjo tipologji është më pak e brishtë se e mëparshmja dhe karakterizohet nga një shkurtim i rrugëve të komunikimit midis nyjeve: kjo mundëson një efikasitet më të madh në transmetimin e informacioneve dhe një përgjigje më të mirë ndaj shtytjeve të jashtme.

Partitë kështu siç i njohim janë botë të vogla. Bëhet fjalë për sisteme fuqimisht vetëreferuese që vuajnë nga një dobësi themelore: shpesh grupet që përbëjnë hub-et e ndryshme tentojnë që të përballen për çështje që nuk i përkasin mirëqenies të përgjithshme të rrjetit, por mbijetesës dhe porcioneve pak a shumë të rëndësishëm të organizatës.

Në të kundërt, një pari bashkëkohore duhet të arrijë ta tejkalojë këtë fazë për të hyrë në një konfigurim core-periphery (bërthamë - periferi) që garanton një komunitet vibrant dhe të mbështetshëm në kohë. Në këtë model, bërthama përfshin anëtarët kyç të rrjetit, të cilët kanë lidhje të forta midis tyre, kurse periferia përmban nyje që përgjithësisht janë të lidhura me bërthamën nëpërmjet lidhjesh të dobëta. Në këtë zonë gjejmë të sapoardhurit që kërkojnë të jenë pjesë e bërthamës, subjekte që shërbejnë si trait d'union drejt komunitetesh dhe organizatash të tjera, resurse të specializuara që operojnë jashtë nga community, por kanë kontakte të rregullta me anëtarët e tij. Periferia luan rolin themelor të sjelljes së risisë në brendësi të rrjetit, përderisa përgjatë bordit të një grupi gjenden ide që nuk janë të përhapura në mënyrë homogjene dhe të rrënjosura në bërthamë. Në të njëjtën kohë, periferia ofron një pikëpamje të rëndësishme ndaj mjedisit rrethues.

Një parti bashkëkohore nuk mund t'i lejojë vetes luksin e të mbeturit e ankoruar pas modelesh organizative që janë tipike të shoqërisë së masave. Nuk duhet të shikojë nga vetja në optikën e një organigrame që fillon nga një sekretar dhe më pas vazhdon përgjatë një hierarkie të përbërë nga nivele të ndërmjetëm (drejtues dhe kuadro) deri në rrethimin e saktë të territorit. Anasjelltas, ai duhet të mendojë sesi në një rrjet në të cilin pjesëmarrja e njerëzve ndodh jo më në bazën e aderimit ndaj një ideologjie, por mbi ekzistencën e një projekti në të cilin çështjet i japin një kuptim lidhjeve midis aderuesve në parti.

 

Nga enë mbajtëse në përmbajtje

Vitet '90 kanë shënuar krizën e "partisë aparat", por nuk kanë dhënë një alternativë bindëse. Mund të theksojmë se e ashtuquajtura parti e lehtë ka prodhuar të paktën tri efekte negative mbi sferën publike: një largim të qytetarëve nga politika, përderisa ata janë gjetur të privuar nga shumë vende në të cilat ndodhte pjesëmarrja aktive; një virtualizim të debatit që faktikisht është postuar në televizion; forcimin e modelit të lidershipit heroik si surrogato të përkatësisë ideologjike, aq sa në disa raste rezulton e vështirë të mendohet për një parti pa e identifikuar atë me emrin e një individi.

Sot mendohet të rikuperohet ngulitja në territor, por sigurisht nuk mund të kthehet në partinë aparat dhe nuk mjafton të thirren rrethe seksionet. Të imagjinosh ta organizosh një parti bashkëkohore vetëm nga prania në territor është thjesht anakronike, pa marrë parasysh se do të përfundohej për t'i përqendruar të gjithë resurset mbi enën mbajtëse sesa mbi përmbajtjen. Në fakt, duke vlejtur më pak ngjitësi ideologjik është e nevojshme të gjendet një faktor i ri agregues dhe mendojmë se ky duhet gjetur tek projektualiteti.

Partia bashkëkohore është vitale për sa u kërkon aderuesve në të që të marrin pjesë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë transparente në fushata që shërbejnë për të çuar përpara projekte që kanë objektiva të kuptueshëm dhe të arritshëm.

 

Vende analoge dhe dixhitale

Një parti bashkëkohore nuk ekziston nëqoftëse nuk pranon se jeta e organizatës zhvillohet pa zgjidhje vazhdueshmërie në vendet analoge dhe në ato dixhitale. Në fakt, interneti nuk është vetëm një instrument komunikimi që u bashkëngjitet apo ndërmjetëson mediat masive; është një hapësirë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe perceptohet si e tillë nga frekuentuesit e tij. Dimensioni metaforik i vendit është thelbësor për të kuptuar lehtësinë me të cilin njerëzit që asnjëherë do t'i kishim menduar se do të pasionoheshin pas Facebook janë frekuentuesit më të zjarrtë. Vetë këta njerëz bënin një përdorim shumë më diskret të internetit kur e perceptonin si një bibliotekë të pambarimtë ku gjenden të gjitha informacionet për të cilat kihet nevojë. Nga ana tjetër, kush - prej punës apo prej pasionit - bën një konsum intensiv informacionesh përfaqëson gjithsesi një pakicë respektivisht totalit të popullsisë.

Përhapja e rrjetit dhe penetrimi i tij midis popullsisë ka ecur me të njëjtin hap me evoluimin e metaforave që janë përdorur për ta përshkruar. Mjafton të mendohet për bumin e new economy të lidhur me zbulimin e potencialiteteve komerciale, kur mendohej se çdo transaksion mund dhe duhej të kalonte nëpër internet. Kështu, pasi ka qenë një librari e madhe (dimension që mund ta konsiderojmë në njëfarë mënyre virtual duke parë që përhapja e rrjetit ka ndodhur fillimisht në kuadër akademik), është bërë një qendër e madhe komerciale dhe tani mund të themi se metafora dominuese është ajo e sheshit, e kafenesë, e dhomëzës e kështu me radhë. Dikush mund të ketë kundërshtim se ta propozosh internetin si vend nuk është gjë e re. Megjithatë, ajo që e bën të bukur një metaforë nuk është dhe aq fakti që ajo përdoret në mënyrë eksplicite nga krijuesit e një sistemi sesa rrethana që njerëzit bëjnë një përdorim të teknologjisë që i transporton në vetë metaforën. E ka shpjeguar mirë Howard Rheingold tek "Smart Mobs" duke përshkruar përdorimin që adoleshentët japonezë dhe finlandezë i bënin në vitet '90 celularit si instrument për të ndërtuar një hapësirë marrëdhënieje të pavarur respektivisht botës së të rriturve. Platformat e social networking po bëhen gjithnjë e më shumë penetruese dhe interneti është në të gjitha aspektet një hapësirë në të cilën kultivohen marrëdhënie. Në këtë proces, Facebook ka pasur meritën që ka ditur t'i bëjë "më reale" vendet dixhitale: në fakt, rregullat e këtij programi u kërkojnë njerëzve që të krijojnë një llogari me emrin dhe mbiemrin e tyre, duke braktisur pseudonime dhe identitete të krijuara ad hoc. Në të njëjtën kohë, Facebook ka vepruar në mënyrë të tillë që kushdo të mund t'i shtojë funksionalitete të reja platformës, duke u mundësuar kështu njerëzve që të përdorin një numër jashtëzakonisht të madh opsionesh socializmi, që shkojnë nga ndarja e të dhënave, tek loja dhe deri tek pjesëmarrja në grumbullime fondesh për kauza sociale. Një parti bashkëkohore duhet ta zhvillojë praninë e saj në territor duke e integruar me atë në rrjet. Kjo zgjedhje ka dy implikacione: prania online dhe ajo offline kanë dinjitet të njëjtë dhe konsiderohen gjithmonë së bashku; çdo vend në territor duhet ta integrojë aktivitetin e vet offline me atë online. Të mundohemi ta imagjinojmë kështu: Nëqoftëse shënojmë me një rreth të hirtë pikat e kapura të territorit dhe me blu agregimet dixhitale; vijat e kuqe tregojnë marrëdhëniet që vendosen nëpërmjet pjesëmarrjes në fushata, ndërsa ato të hirta janë marrëdhëniet personale midis aderuesve në parti. Pamja tregon që: a) të gjitha pikat e pranisë në territor kanë një korrespondues dixhital që shërben për të komunikuar aktivitetet që zhvillohen lokalist dhe për t'u lidhur me realitetet e tjera; b) fushatat mundësohen nga infrastruktura e rrjetit, krijojnë marrëdhënie midis atij që aderon në parti dhe e mbushin me përmbajtje pjesëmarrjen politike; c) rrjeti nuk i zëvendëson instrumentet e tjera të marrëdhënies, por i integron dhe, për pasojë, është e natyrshme që një pjesë e konsiderueshme e raporteve në brendësi të partisë të vazhdojë të ndodhë offline (linjat e hirta që lidhin rrathët e ndryshëm).

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Posted via email from Shkupi Press extra

Related Posts: