Vjollcë Berisha - JAM E VARFËR SI BOTA

(Nënës Terezë)

Vjollcë Berisha
Dhe toka ka pak dritë, Nënë
Njerëzit janë të brishtë
Dënojnë dashuritë

Njerëzit kanë harruar të lindin
Ata nuk zgjasin dorë
Se nuk kanë
Kanë sall ca sëpata të mprehta
Ua kam frikën, nënë

Më the
Ta rindërtoj pa bëzamë atë që ma prishën natën
Atë që e bëra tërë jetën
Dhe unë s’guxoj
Kam atë djallin përbrenda
Që më kërkon shpagim për ty
Që s’të zuri kurrë

Botë e tërë e varfër
Dënon dashuritë
Të varfër janë të pashpirtët, më the,
Të varfër janë të paditurit
Të gjithë janë të varfër ngapak
Dhe s’kanë mëshirë për veten

Ndihmoi o Zot mëkatarët, thua,
Unë s’e them dot
Jam e varfër nënë
Si bota
 ·  · Share

    • Kushtrim Zendeli Vargje te bukura. Plot shpirt!
      28 August at 16:12 ·  ·  3 people ·  · 

    • Zirap Luma EXCELLENT
      28 August at 16:26 ·  ·  1 person ·  · 

    • Albulena Halili Poezi qe te le pa fryme! Vjollca permes poezise se saj gjithnje jep nje porosi domethenese. Keto vargje e bejne Vjollcen nje poete altruiste ndryshe nga poetet e tjere shqiptare, te poezite e te cileve gjen vete ata. Vargjet e Vjollces jane gjithnje kuptimplota plot ndjesi. Ato bartin te lexuesi ne menyre te sofistikuar ate qe ndjen poetja perbrenda e te cilen deshiron ta ndaje me lexuesit e saj. "Jam e varfer si bota..." Te lumte!
      28 August at 16:36 ·  ·  1 person ·  · 

    • Besa Ademi magnifique
      28 August at 20:28 ·  ·  1 person ·  · 

    • Diana Bilali Vargje shume te bukura te lumte
      28 August at 21:10 ·  ·  1 person ·  · 

    • Rudina Cupi vargje te pasura, te ndjera... qe e bejne lexuesin te jene me fat qe i ra t'i lexoje
      28 August at 21:15 ·  ·  1 person ·  · 

    • Nebi Jusufi Gjate leximit te kesaj poezie,te shoqeron nje ndjenje dhe te duket sikur te madhen GONXHE BOJAXHIU-NENE TEREZ-en,e kemi prane dhe ç'do moment do te komunikojme me 'te. Vargje vertet shume te bukura.
      Sunday at 00:05 ·  ·  1 person ·  ·