Rovena Kalaja
Ishte dikur një shkëmb që mbante në shpinë një zot. Por një ditë zoti vdiq. Dhe njerëzit u sulën drejt shkëmbit që të bëheshin zota.Por shkëmbi ishte i vogël dhe shumë u rrëzuan.
Atëherë të tjerët e hodhën shkëmbin në erë.Dhe të gjithë morën nga një copë për të vënë bythët e tyre si zota.
Nga libri "Zemërimi i demit"
SHB ALBUM, 1997





