Redknapp refuzon shitjen e Crouch

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është tallur me spekulimet se ai është duke u përgatitur ta shesë sulmuesin Peter Crouch.
Anglezi është lidhur me një kalim në Sunderland së fundi, ndërsa nuk kanë munguar as spekulimet që e lidhin atë me një rikthim në Liverpool. Megjithatë Redknapp thotë se nuk ka shanse që shtatlarti të largohet nga White Hart Lane.
“Nuk ka shanse. Ai nuk është për shitje. Ai nuk do të shkojë askund. Unë jam fans i madh i Peter. E kam sjellë atë në klub dhe nuk kam synime ta lejoj të largohet”, ka thënë Redknapp.