Mancini lavdëron Balotellin

Menaxheri i Manchester Cityt është i ngazëllyer pas transferimit më të ri në Eastlands, Mario Balotellin.
Mancini e ka quajtur Balotellin si një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij në Evropë.
“Mendoj se Mario është një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij në Evropë dhe jam shumë i lumtur që do të punoj përsëri me të”.
“Stili i tij i lojës do t’i përshtatet Ligës Premier, dhe meqë ai ende është i ri, ka shanse të mëdha për tu përmirësuar. Ai është një lojtar i fuqishëm dhe ngazëllues, dhe fansat e Cityt do të kënaqen duke e shikuar atë”, ka thënë Mancini për faqen zyrtare të klubit.