Sipas Goal.com, disa prej biznesmenëve multimilionerë, duke përfshirë dhe ata të Lindjes së Mesme dhe Azisë të cilët janë mjaft të pasur sa për të mbajtur vetë klubin, i janë bashkuar konsorciumit Red Knights muajve të fundit, në mënyrë që ta blejnë klubin.
“Ne kemi biseduar me shumë investitorë dhe një numër na është bashkuar gjatë verës, si nga vendet tjera ashtu dhe nga Britania. Këta janë biznesmenë të pasur të cilët janë të përgatitur për t’u përkushtuar për klubin”.
“Disa po japin më shumë se të tjerët. Mes tyre ata mund ta blejnë Unitedin disa herë dhe disa prej tyre mund ta bëjnë këtë edhe vet. Por, ata nuk nxitohen. Ata kanë një vlerë të caktuar për klubin dhe nuk do të paguajnë mbi nivelin e caktuar”, tha një burim.