“Në këtë treg aq të sofistikuar të transferimeve dhe krizën në ekonominë globale, kjo është mjaft sfiduese dhe unë kam respekt të madh për punën e klubit. Sidoqoftë, unë si trajner kërkoj më sh umë”.
“Ozil është lojtar shumë i kompletuar. Ai është i shumëanshëm dhe do t’i ndihmoj kreativitetit të ekipit tonë”.
“Për mua, Van der Vaart është ende aq i rëndësishëm si më parë edhe para se të transferohej Ozil dhe unë gjithnjë do të dëgjoj dëshirat e lojtarëve të mi. Sergio Canales është lojtar dhe shpresoj se ai do të vazhdojë të përmirësohet, por ai nuk duhet të lexojë shumë gazeta të cilat e lëvdojnë atë, e të cilat mund ta lëndojnë”, tha Mourinho për Marca.