“Mario ka të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë. Nëse ai arrin të vë menjëanë qëndrime të caktuara të tij, atëherë ai mund të bëhet një prej më të mirëve në botë. Transferi i tij është gjë e madhe për Cityn”.
“Interi ende është ekipi më i fortë në Itali. Mario vendosi që tani ishte koha për të luajtur jashtë vendit dhe përkundër gjithë asaj që ka ndodhur, ai ende është shumë i lidhur me Nerazzurët”, deklaroi Mancini për Sky.





